Sport

Isco tregon nëse ka menduar largimin nga Reali (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 15 September 2017

Mesfushori spanjoll, Isco sot edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë të re me Real Madridin, e cila do ta mbaj të lidhur me klubin deri në vitin 2022.

Pas nënshkrimit të kontratës, Isco ka mbajtur një konferencë për media, ku ka folur për katër vitet e kaluar në Madrid dhe për vitet tjera që do të vijnë.

Ai e pranoi se ka pasur raste kur është ndjerë keq, por insiston se asnjëherë nuk ka menduar të largohet nga Santiago Bernabeu.

“Kam pasur kohë të vështira, por asnjëherë nuk kam menduar të largohem nga Real Madrid”, tha Isco.

-Advertisement-

“Jam shumë i lumtur në Real Madrid dhe jam i lumtur që do të vazhdojë të përfaqësojë këtë skuadër. Kemi fituar 11 tituj për katër vite, por kjo skuadër dëshiron gjithmonë më shumë”. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera