Sport

Isco drejt Chelsea-t, Real Madridi e zëvendëson me yllin e Premier League

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 24 December 2019

Afati kalimtar i janarit, shikohet si një afat ku klubet ne europë plotësojnë organikën e tyre me lojtarë të kalibrit mesatar, ndërsa 2020-ta do ta gjejë këtë afat me shumë blerje të “çmendura”.

Pogba është shumë pranë rikthimit në Torino, ndërsa Chelsea ka gjetur gjuhën e përbashkët me Rela Madrid për të transferuar në Londër Iscon. Lojtari ka 6 sezone që luan për Los Blancos dhe ky shikohet si momenti i duhur që “fantazisti” të lë Madridin.

“Mirror”, shkruan ditën e sotme se marrëveshja midis dy klubeve është arritur dhe spanjolli pritet që muajin e ardhshëm të zbarkojë në Londër. Për Iscon “blutë e Londrës”, do të derdhin diku tek 55-60 milionë euro në arkat e Real madrid.

-Advertisement-

Me shitjen e iscos, madrilenët kanë një vend të lirë në mesfushë, boshllëk që pritet që pritet të mbushet me afrimin e Christian Eriksen nga Tottenham. Danezi nuk ka rinovuar kontratën e tij me “gjelat”, dhe për të siguruar shërbimet e tij mund të nevojiten edhe një shifër më e vogël se sa është vlera reale e lojtarit.

Eriksen e ka shprehur prej kohësh pëlqimin e tij për tu transferuar në Madird ajo që mungon është marrëveshja finale midis klubeve e cila duket shumë pranë. Për të shikuar Iscon në Londër dhe Eriksen në Madrid është thjesht çështje kohe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera