Ischinger s’e përjashton mundësinë që lufta e Rusisë mund të afrojë edhe më shumë Beogradin dhe Moskën
Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 24 October 2022
Ish-ambasadori i Gjermanisë në Washington, Wolfgang Ischinger në një intervistë në Pressing të T7 ka folur edhe rreth asaj nëse është e rrezikshme të arrihet një marrëveshje pa njohje reciproke duke e ditur afërsinë e Aleksander Vuçiqit me Vladimir Putinin.
Ischinger ka thënë se në diplomacinë ndërkombëtare është gjithmonë e rëndësishme të mendohet për propozimet që bën, me kë dhe për kë i bënë ato. Diplomati gjerman thotë se evropa aktualisht është në një moment kritik të sigurisë si rezultat i luftës në Ukrainë, luftë për të cilën thotë se do të ndryshojë raportin mes Serbisë dhe Rusië.
Ischinger edhe pse thotë se s’beson që Serbia do të afrohet edhe më shumë me Rusinë pas kësaj lufte, s’e përjashton një mundësi të tillë.
Megjithatë thotë se ka shumë serbë të cilët s’duan që të afrohen me një shtet si Rusia që po kryen gjenocid në Ukrainë. Diplomati gjerman thotë se serbët e kujtojnë mirë që kanë kryer veprime gjenocidale në Kosovë, dhe thotë se shpreson shumë se do t’i rezitojnë përpjekjeve për t’u parë si partner të një shteti si Rusia.
“Shiko, në diplomacinë ndërkombëtare është gjithmonë e rëndësishme që të mendohet për afatet e propozimeve të tua dhe me kë dhe për kë ti i bën propozimet tua. Unë mendoj që jemi në një moment tepër kritik të sigurisë evropiane dhe s’do të befasohesha që si pasojë e luftës aktuale në Ukrainë raporti i Serbisë me Rusinë do të ndryshojë. Ndoshta do të bëhet edhe më i afërt. Por është gjithmonë e mundur që s’do të bëhet më i afërt. Është shumë e mundur për mua që të imagjinoj që shumë serbë s’duan të afrohen me një vend që kryen veprime gjenocidale. Serbët e kujtojnë, shpresoj që e kujtojnë që ata kanë kryer veprime gjenocidale këtu në Kosovë. Kështu që shpresoj që ata i rezistojnë përpjekjes që të shihen si partnerë të një vendi që po bën një luftë ilegale dhe agresion. Kështu që të shohim se si kjo luftë vazhdon. Dhe s’do të befasohesha nëse do të kishte ndikime afatgjate në raportet mes Serbisë dhe Rusisë. Nuk e injoroj faktin që kanë lidhje kulturore dhe fetare. Por është një gjë të kesh lidhje religjioze dhe kulturore dhe është gjë tjetër të jesh partner në një luftë agresioni”, ka deklaruar Ischinger në Pressing T7.
Të tjera
-
Pas tri javësh, rinisin seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në rastin “Thaç...
-
Gjendja e rrugëve drejt pikave kufitare e kalueshme, por pajisjet dimërore të domosdoshme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur gjendjen e rrugëve që ...
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje në Gjakovë
Një person është arrestuar në Gjakovë për dhunë në familje. Ai dyshohe...
-
Vazhdon periudha e aplikimit për akreditimin e mediave dhe vëzhguesve- Si bëhet aplikimi?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke vazhduar periudha e apli...
-
Ia gjetën një snajper në shtëpi, Policia e arreston e më pas e liron burrin në Deçan
Një person është arrestuar e më pas është liruar pasi në shtëpinë e tij është...
-
Arrestohen dy persona në Lipjan, dyshohen për shitje narkòtikësh
Dy persona janë arrestuar pasi njërit i janë gjetur 10 qese të vogla me marih...
-
PDK sot mban tubim elektoral në Ferizaj
Pas hapjes së fushatës zgjedhore, Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbaj...
-
Moti sot: I vranët dhe me reshje të borës, temperaturat deri në 0 gradë Celsius
Ko Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se sot do të mbajë mot...
-
Dervishaj: Më nuk ka kthim pas, vetëm përpara
Kandidati nga diaspora me numrin 77 nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin ...
-
Aksidentohet autobusi në Gjermani, dy persona vdẹsin e katër lëndohen rëndë
Dy persona humbën jetën dhe katër u lënduan rëndë kur një autobus u përmbys n...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore të intens...
-
“O lshonia renin Ramushit le te shtin Kosovën në Nato e le të del në pension”- Komentimi epik i Etnikut për fushatën e ditës së sotme
Gjatë ditës së sotme kanë filluar edhe zyrtarisht hapjet e fushatave zgjedhor...