Lajme

Isa Mustafa tregon pse Lufti Haziri nuk u kandidua për kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 16 May 2017

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot e ka bërë të ditur se Avdullah Hoti do të jetë kandidat për kryeministër nga radhët e kësaj partie.

Në një konferencë për media, pas takimit të Kryesisë të Partisë, Mustafa tha se Lufti Haziri dhe Agim Veliu nuk janë kandidauar për kryeministër, pasi nuk kanë dashur të shkaktojnë zgjedhje të parakohshme lokale.

“Ata edhe më tej do të vazhdojnë të jenë kryetar komunash, ndërsa Avdullah Hoti do të jetë kandidat për kryeministër”, tha Mustafa.

-Advertisement-

Në media u raportua disa ditë radhazi se Lufti Haziri do të jetë kandidat i LDK’së për kryeministër

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera