Isa Mustafa tallet me Haxhi Avdylin, e fut në një vend me Haki Abazin
Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 03 December 2020
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, në një deklaratë i është kundërpërgjigjur ashpër deputetit të partisë së tij, Haxhi Avdylit, i cili dje e quante kreun e partisë si “komunist të fundit nga Ish-Jugosllavia deri tek ish-BRSS”.
Mustafa e ka krahasuar Avdylin me Haki Abazin e Vetëvendosjes, duke thënë se të merresh me ato se çka thonë këto dy personazhe, është si të bijesh në gropë septike.
“Të merrem me deklaratat e Haxhi Avdylit dhe Haki Abazit është njëjtë si me rrëshqitë në gropë septike”, ka deklaruar Mustafa për lajmi.net.
Ndryshe, “komunist”, “ministër i fundit i krahinës socialiste të Kosovës”, e quajti dje deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, kreun e partisë së tij, Isa Mustafa, pas një deklarate të këtij të fundit për Vjosa Osmanin në një debat televiziv.
Duke iu referuar me cilësime të tilla, Avdyli tha se Mustafa po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar në SHBA, në vendin simbol të demokracisë.
“Komunisti i fundit nga ish-Jugosllavia deri ish-BRSS , i shkolluar në Kumrovc, ministri i fundit i Krahinës Socialiste të Kosovës po e akuzon për komunizëm një profesoreshë të shkolluar ne SHBA, në vendin simbol të demokracisë. Ja deri ku arriti mediokriteti i tij”, shkruante dje Avdyli.
Pakënaqësitë e Haxhi Avdylit me udhëheqësinë e LDK-së kanë nisur qysh më herët pas përçarjeve të para të Vjosa Osmanit me Isa Mustafën, Agim Veliun dhe të tjerët.
Avdyli është një nga deputetët që ka dalë kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit nga pozitat drejtuese në parti, e madje e ka përkrahur atë vazhdimisht dhe publikisht.
Të tjera
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...
-
Azemi i LDK-së: Nëse zgjedhjet mbahen këtë të diel, fitojmë ne
Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, në një intervistë në F...