Lajme

Isa Mustafa: Shteti nuk drejtohet me folklorizëm

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 27 November 2018

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka kritikuar qeveritarët, duke u shprehur se veprimet e serbëve në veri dhe dorëheqjet e kryetarëve të katër komunave, janë sinjal i keq i rrugëtimit si shtet. Këtë ai e ka deklaruar përmes një postimi në faqën e tij në Facebook.

Mustafa, poashtu ka konsideruar një mblidhje të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës pasi që Qeveritarët tanë nuk janë për të bërë figura me duar por për tu kujdesur për funksionimin kushtetues të vendit.

Postimi i plotë

-Advertisement-

Veprimet e sotme të serbëve në veri të vendit, dorëheqjet e kryetarëve te katër komunave dhe Rezoluta për të ndërprerë komunikimin me “Prishtinën”, siç shprehen ata, janë sinjal i qartë se kah po shkon vendi. Qeveritarët tanë nuk janë për të bërë figura me duar por për tu kujdesur për funksionimin kushtetues të vendit, sa nuk është bërë vonë. Shteti nuk mbahet dhe nuk drejtohet me folklorizëm, duhet të jemi të kujdesshëm për veprimet dhe vendimet tona dhe pasojat e tyre për tërësinë territoriale të vendit. Në këtë situatë, konsideroj se duhet të mblidhet Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës. IM

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera