Lajme

Isa Mustafa: Pika 7 e propozimit franko-gjerman parasheh kompetenca ekzekutive për serbët, Osmani le të na tregon a është kjo në përputhje me Kushtetutën?

Autori: Gazeta inFokus 20:53 | 28 February 2023

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas pranimit të propozimit franko-gjerman nga ana e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar se marrëveshja bazë, e pranuar nga Kryeministri, në pikën 7 parasheh një formë të vet-menaxhimit për serbet në Kosovë, sipas përvojave evropiane.

“Le të tregojë Presidentja Osmani, që vet-shitet si juriste e fortë se a është kjo në harmoni me Kushtetutën; a parasheh Kushtetuta e Kosovës të drejta asimetrike për komunitetet, që serbet të kenë të drejta kolektive të vet-menaxhimit, kurse komunitetet e tjera jo?
Menaxhimi përfshin planifikimin, organizimin, personelin, drejtimin (udhëheqjen) dhe kontrollin. Pra kompetenca ekzekutive. Këto i pranoi kryeministri ynë. Asociacioni është diçka tjetër”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera