Lajme

Isa Mustafa pas humbjes në Podujevë: Rezultat i papritur, e rikthejmë komunën tetorin e ardhshëm

Autori: Gazeta inFokus 07:56 | 30 November 2020

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve në komunën e Podujevës ku LDK për herë parë pas 20 vjetësh nuk ka dalë fituese.

Mustafa tha se rezultati është i papritur, por vota e sovranit meriton të respektohet.

Ish-kryeministri i Kosovës theksoi se LDK duhet ta mendoj qasjen e vet, sidomos ndaj kërkesave dhe nevojave të të rinjëve.

-Advertisement-

“Është një rezultat i papritur, por vota e sovranit meriton te respektohet. Në një gjendje krize, qoftë shëndetësore, sociale apo ekonomike, njerëzit janë të prirur ti kërkojnë zgjidhjet përmes ndryshimeve. Kurse, është dëshmuar se ndryshimet shpesh nuk sjellin rezultate”, tha ai për Klanin.

“LDK ka nevojë ta rimendojë qasjen e vet, sidomos ndaj kërkesave dhe nevojave të të rinjve, ka potenciale shumë më të mëdha të kuadrove sesa VV, prandaj mund të ofrojë zgjidhje për ta rikthyer Podujevën qysh në tetorin e vitit të ardhshëm”, shtoi Mustafa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera