Isa Mustafa flet për gjendjen e tij shëndetësore dhe tregon se nga çka vuante
Autori: Gazeta inFokus 22:21 | 22 February 2019
Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka folur për gjendjen e tij shëndetësore për momentin.
Mustafa është diagnostikuar me sindromën “Gulian Barren” në janar të 2018, për të cilën ai sonte ka treguar se nuk e kishte njohur më parë derisa në një shkrim ka treguar se trajtimin e kishte bërë në një Qendër Rehabilitimi në Bad Vil Baden të Gjermanisë.
Ai ka shtuar se ka qenë në gjendje mjaftë të rëndë shëndetësore por që thotë se tani e ka kapërcyer fazën më të rëndë dhe se po punon me fizioterapeutë që ta kapërcejë.
“Faleminderit për interesimin. Unë kam pasur në të vërtetë probleme shëndetësore për një periudhë mjaftë të gjatë, u mbushën një vit. Kam qenë në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore, ishte një sindrom kështu që unë s’e kam njohur përpara por u ballafaqova pastaj me të. E kam kapërcyer atë fazën më të rëndë dhe sfidën më të rëndë, tani jam akoma në procesin e rehabilitimit ose të operimit. Jam në një proces në të cilin ndihem mirë, do të thotë punojë edhe me fizioterapeutë edhe me përkujdesje të mjekëve. Jam mjaftë i disiplinuar sa i përket respektimit të rregullave dhe të nevojës së ushtrimeve të rregullta, dhe kam shpresë që do ta kapërcejë. Tash për kohën s’mund të flas, por po e shoh që po kapërcehet, do të thotë me sukses. Është një çështje në të vërtetë një sfidë të cilën njeriu duhet ta kalojë.” – ka thënë Mustafa në “BlicIntervieë”.
I pyetur rreth asaj nëse kjo gjendje shëndetësore po i pengon në procesin e punës dhe se a ka mundur të ambientohet, ai ka treguar se ka pengesa sepse nuk është në gjendje që të lëvizë lirshëm.
“Po tani, pengesa bënë sepse nuk jam në gjendje që të lëvizi lirshëm siç kam lëvizur përpara, të themi të dal veçmas në terren, të kontaktojë me anëtarësinë, me strukturat e LDK-së të dal në zyre, për shkak edhe të shkallëve edhe problemeve akoma të themi të përballimit të tyre sepse duhet që muskulatura të kthehet në tërësinë e saj. Do të thotë këto janë problemet, mirëpo e kam praktikuar që edhe në shtëpi t’i bëjë disa takime të domosdoshme edhe me strukturat e LDK-së, edhe me njerëz nga Kryesia edhe me kryetarët. Kanë ardhur mjaft shumë edhe Përfaqësues të Jashtëm Diplomatik që të diskutojmë lidhur me qëndrimet e LDK-së lidhur me gjendjen në të cilën jemi tani. Kam pasur vizita nga të gjithë përfaqësuesit shtetëror pas që jam kthyer dhe kanë treguar interesimin e tyre. Kështu që unë jam falënderues të themi për këtë pjesën njerëzore që e kanë shprehur dhe e kanë treguar njerëzit ndaj meje në këtë periudhë,” – ka shtuar Mustafa.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...