Lajme

IS merr përgjegjësinë për sulmin me bombë në Afganistan

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 01 May 2022

Grupi militant Shteti Islamik mori përgjegjësinë për një sulm me bombë ndaj një autobusi pasagjerësh në Kabul të Afganistanit, që ndodhi më 30 prill.

Një grua u vra dhe tre persona u plagosën në sulmin me bombë, tha policia në Kabul.

Megjithatë, deri më tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me bombë në xhaminë Khalifa Sahib të Kabulit, që la të vrarë të paktën dhjetë persona dhe 30 të plagosur. Kreu i kësaj xhamie ka pretenduar se mbi 50 persona janë vrarë gjatë sulmit.

-Advertisement-

Dhjetëra persona janë vrarë në sulmet në Afganistan gjatë dy javëve të fundit të Muajit të shenjtë të Ramazanit, që përfundon më 1 maj.

IS-i ka marrë përgjegjësinë për disa bombardime që kanë pasur për cak kryesisht komunitetet sufiste dhe shiite. Më 22 prill, të paktën 30 persona u vranë në një shpërthim në një manastir sufist në Kunduz. /REL

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera