Sport

Ironizon Muriqi: Lewandowskin mund ta barazoj me gola nëse i llogaritim goditjet që përfundojnë në tribuna

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 29 October 2022

Mallorca ka thumbuar në rrjetin social “Twitter” sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi, duke e inkurajuar se mund ta barazojë akoma me gola Robert Lewandowskin. Përgjigja e futbollistit “dardan” ishte thjesht epike.

Robert Lewandowski ia dhuroi tre pikë Barcelonës në ndeshjen e sotme kundër Valencias në La Liga. Me këtë gol, që ishte i vetmi që u shënua në “Mestalla”, ylli polak thelloi distancën me lojtarët tjerë në kampionat sa i përket golave të shënuar, duke e mbajtur bindshëm primatin falë 13 golave të realizuar deri më tani.

Porsa mbaroi sfida në “Mestalla” u vunë re disa cicërima në “Twitter” mes profilit zyrtar të Mallorcas dhe atij të sulmuesit 28-vjeçar kosovar, shkruan Nacionale.

-Advertisement-

Mallorca u përpoq ta thumbonte sulmuesin kosovar me doza humori: “Qetësohu, Vedat Muriqi. Akoma mund ta arrish me gola Lewan.”

Përgjigja e Muriqit nuk vonoi shumë. Erdhi pas disa minutash dhe kishte doza ironie: “Nëse i llogaritim si gola goditjet e mia që përfundojnë në tribuna, pse jo?!”

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy