Ironizon analisti serb: Serbët në veri janë popull qiellorë, mendojnë se rryma është nga Zoti
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 05 June 2022
Analisti politik, Branimir Kërstiq, i është përgjigjur me ironi pyetjes së KosovaPress-it, se çka i dallon serbët e veriut nga e gjithë bota për të qenë të vetmit që nuk paguajnë rrymën të cilën e shpenzojnë, përcjell Klankosova.tv.
“Meqë serbët janë popull qiellorë, rryma atyre iu vije nga Zoti”, ka thënë Kërstiq.
Sipas tij, nuk janë vetëm serbët në veri që nuk paguajnë për rrymën e harxhuar, por edhe shqiptarët, të cilët siç tha ai, përbëjnë 15 për qind të popullsisë në veri.
Ai shtoi se deri vonë ka pasur donacione, sidomos nga shtetet nordike për rrymën në veri, mirëpo me ardhjen e qeverisë së re në pushtet, këto donacione janë ndërprerë dhe fatkeqësisht qytetarët e Kosovës, përjashtuar këtu pjesën veriore, ndihen të vjedhur dhe të pabarabartë në raport me qytetarët e veriut.
“Sa i përket serbëve në veri të Kosovës, shumica prej tyre mendojnë se rryma është nga Zoti. Kështu që meqë serbët janë popull qiellorë, kjo rrymë atyre iu vije nga Zoti.… Atë që qytetarët e Kosovës nuk duan ta shohin, e që është realitet, është se 15 për qind e qytetarëve në veri të Kosovës janë shqiptarë, të cilët poashtu nuk paguajnë energjinë. Rryma definitivisht nuk është nga Zoti dhe kjo është e qartë për secilin dhe unë mendoj që nëse deri tani kanë ekzistuar buxhetet e shteteve nordike, nëse deri tani shteti i Serbisë ka dhënë donacion për energjinë e harxhuar, me ardhjen e qeverisë së Albin Kurtit donacionet e tilla nuk janë më dhe shoqëria kosovare, përkatësisht secili qytetar në Gjilan, Prishtinë etj, për fat të keq ndihet i vjedhur dhe jo i barabartë në raport me qytetarët në veri”, ka thënë Kërstiq.
Ai u shpreh i sigurt se në kuadër të bisedimeve të Brukselit, pagesa për energjinë në pjesën veriore do të ndodhë deri në fund të këtij viti dhe me rëndësi është që deri atëherë të mos ketë probleme, por të mbretërojë situatë e qetë. Ai tha poashtu se pagesa më e madhe e energjisë po shënohet në mjediset me popullatë shumicë serbe në Kosovën qendrore, përkatësisht në regjionin e Gracanicës dhe të Brezovicës.
“Ajo që është shumë e sigurtë pagesa për energjinë do të ndodhë dhe se me marrëveshjen e Brukselit e cila akoma nuk është e precizuar detajisht, por që pritet në muajin qershor të ndodhë, në mënyrë që deri në fund të këtij viti të fillojë së pari regjistrimi i kompanisë ofertuese që do të bëjë pagesat për energjinë në veri të Kosovës, e që për një gjë të tillë duhet edhe infrastruktura e cila është mjaft e rrënuar, pastaj aty ka shumë korrupsion sa i përket shpenzimit të energjisë, do të thotë është një situatë komplekse, mirëpo përderisa të jetë situata e qetë, dhe përderisa të bisedohet, do t’i vije radha edhe pagesës së energjisë elektrike… Shteti i Kosovës, respektivisht korporata nacionale shtetërore e cila është në bashkëpunim me kapitalin turk, pagesën më të madhe po e regjistron pikërisht në mjediset me popullatë shumicë serbe në Kosovën qendrore, si në regjionin e Graçanicës, Shtërpcës përkatësisht Brezovicës”, sqaroi për KosovaPress analisti Kërstiq.
Ndryshe, qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës që nga paslufta nuk paguajnë energjinë.
Thuhet se shpenzojnë rreth 12 milionë euro energji elektrike në vit, ndërsa një kohë të gjatë barra për faturat e tyre kishte rënë në konsumatorët e qyteteve tjera të Kosovës.
Të tjera
-
“Turneu i Ndryshimit” në Podujevë, Abdixhiku: LDK dhe Llapi janë një
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vazhduar ‘Turneun e Ndryshimit’ në Poduje...
-
Aksident mes katër veturave në Autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar
Një aksident trafiku mes katër veturash ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në Au...
-
Kurti takon Kammerin, shprehet gatishmëri për mbështetje të Kosovës në reformat ekonomike dhe financiare
Kryeministri Albin Kurti, priti sot në takim Drejtorin e Departamentit Evropi...
-
Presidenca nis përgatitjet për festat e fundvitit – planifikon t’i harxhojë gati 10 mijë euro për bredha, drita e drerë dekorues
Atmosfera festive e fundvitit së shpejti do të ndihet edhe në Presidencën e K...
-
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friends of Kosovo nga Mbretëria e Bashkuar
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim një delegac...
-
Peci deklarohet pasi vëllai i Fitore Pacollit mori 100 mijë euro grant: Unë nuk favorizoj individ
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka reagur për herë të parë pasi u publikua k...
-
Lekaj: Buxheti i propozuar për vitin 2025 është buxhet i Vetëvendosjes dhe jo i qytetarëve të Kosovës
Në Komisionin për Buxhet dhe Financave sot është shqyrtuar Projek...
-
Hamza viziton një kompani vendore në Skenderaj: Sektorin privat do ta mbështesim pa asnjë rezervë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot kompaninë A...
-
Hovenier falënderon stafin kosovar të ambasadës për “avancimin e partneritetit SHBA-Kosovë”
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës ...
-
Institucionet paralele serbe në Kosovë të adresohen në Dialog, thotë Stano
Zëdhënësi i BE-së ka thënë se çështja e institucioneve paralele të Serbisë në...
-
“1000 euro neto”, Haradinaj premton rritje pagash në shëndetësi prej 41% në vitin e parë të qeverisjes
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër në zgjedhjet e...
-
Ambasadori britanik në terren me Policinë, testojnë dronët e rinj që shteti i tij i dha donacion për Kosovën
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Johnatan Heagraves, iu ësh...