Irani thotë se mbi 200 persona janë vrarë gjatë protestave
Autori: Gazeta inFokus 19:40 | 03 December 2022
Mbi 200 persona janë vrarë në Iran që kur shpërthyen protestat mbarëkombëtare pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Aminit, tha më 3 dhjetor trupi kryesor i sigurisë iraniane.Amini, 22 vjeçe, vdiq më 16 shtator pasi u arrestua në Teheran nën pretendimet për shkeljen e rregullave të veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, IRNA, Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare tha se numri i viktimave gjatë trazirave “ka tejkaluar shifrën prej 200”.Ky këshill tha se në këto të dhëna përfshihen zyrtarët e vrarë të sigurisë, civilët, “separatistët”, por edhe “rebelët” – term që përdoret nga autoritetet iraniane për të përshkruar protestuesit.
Një gjeneral i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, për herë të parë gjatë kësaj jave tha se mbi 300 persona kanë vdekur gjatë trazirave. Këshilli i Sigurisë tha se përveç viktimave në njerëz, dhuna ka shkaktuar dëme në vlerë prej miliona dollarësh.
Organizata Iran Human Rights – organizatë me seli në Oslo – tha të martën se të paktën 448 persona “janë vrarë nga forcat e sigurisë gjatë protestave mbarëkombëtare që ende po vazhdojnë”.Shefi për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara, Volker Turk, javën e kaluar deklaroi se 14.000 persona, përfshirë fëmijë, janë arrestuar gjatë shtypjes së protestave.
Të tjera
-
Të hënën Kuvendi i Kosovës shënon Ditën e Demokracisë
Kuvendi i Kosovës, të hënën, me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligje...
-
Bajqinovci: Qytetarëve ua shpërndamë 1.2 milard euro – Kosova po përparon me hapa të mëdhenj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqiovci, ka shkruar të shtunën në ...
-
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 800 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Musliu publikon foton me Kadri Veselin: Uroj ta kemi së shpejti në mesin tonë, nuk kurseu asgjë për lirinë e Kosovës
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka publikuar fotografi me ish kreun e kë...
-
Operacioni “Kolonia”, kapen tre persona duke u marrë me shitblerje të drogës
Tre persona janë arrestuar dje më 14 shtator në kuadër të operacionit “Koloni...
-
Pas sùlmit, grupi i Radojiçiqit ishte strehuar në hotelin e Banjskës
300 metra larg Manastirit të Banjskës, mysafirët në hotelin “Rajska Banja” is...
-
Krasniqi i përgjigjet Vuçiqit: Zgjedhjet lokale janë në tetor 2025
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë për RT...
-
Prishtina fajëson Beogradin si përgjegjës për gjendjen në veri të Kosovës
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla i bëri thirrje të shtunën komun...
-
Javën e ardhshme vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ...
-
Skenderaj: Ia plagosën qenin ankuesit, policia arreston dy persona
Dy persona kanë përfunduar në mbajtje pasditen e së shtunës për veprat penale...
-
Drejtori i Investimeve Kapitale në kryeqytet: Nga niveli qendror jemi penalizura për rreth 28.5 milion euro
Drejtori i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka s...
-
Basha në BBC: Krizë besimi, sistemi politik ka dështuar ndaj qytetarëve
Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në radio d...