Lajme

Irani sulmoi sërish, zbardhet mesazhi i hakerave: Shqipëria po paguan, loja do të vazhdojë

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 10 September 2022

Shqipëria ka rënë pre e një tjetër sulmi kiberenetik nga Irani. Këtë herë hakerat kanë goditur sistemin regjistrimit të hyrje-daljeve nga vendi, i njohur si sistemi TIMS.

LEXO EDHE: S’ndalen iranianët, sërish sulm kibernetik ndaj Shqipërisë

Kjo situatë ka sjellë kaos në pikat kufitare në vendit, që aktualisht po punojnë manualisht, ndërkohe që ka radhë të shtuar.

-Advertisement-

Ndërkaq, abcnews.al ka siguruar ekskluzivisht imazhin që shfaqet në kompjuterët e policisë kufitare, teksa i gjithë sistemi është jashtë funksionit.

“Shqipëria ende po paguan për aktet terroriste të kultit MEK në Durrës; Dhe kjo lojë do të vazhdojë”, është ky mesazhi që shfaqet.

Irani duket se po vazhdon hakmarrjen. Sulmi i radhës vjen pak ditë pasi Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike dhe dëboi nga vendi diplomatët dhe stafin e ambasadës në Tiranë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera