Lajme

S’ndalen iranianët, sërish sulm kibernetik ndaj Shqipërisë

Autori: Islam Morina 11:21 | 10 September 2022

Shqipëria sërish ka qenë cak i një sulmi kibernetik nga Irani, kësaj radhe cak i këtij sulmi ishte sistemi TIMS, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nëpërmjet një cicërime në Twitter.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, ka shkruar kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

-Advertisement-

Kujtojmë se sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë bën që kjo e fundit të ndërpres marrëdhëniet diplomatike me Iranin dhe të dëbojë nga vendi diplomatët e saj.

Sulmi kibernetik ndaj Shqipërisë u dënua nga shumë vende të botës e sidomos nga SHBA-të. Ishte vet sekretari amerikan Antony Blinken që deklaroi se sulme të tilla të Iranit ndaj Shqipërisë nuk do të tolerohen më. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera