Irani e pranon se ka furnizuar Rusinë me dronë

Autori: Gazeta inFokus
21:16 | 05 November 2022
Ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian, e ka pranuar për herë të parë se shteti i tij i ka dhuruar dronë Rusisë, mirëpo ka insistuar që ky transferim është bërë para se të niste lufta e Rusisë në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Me këta dronë iranianë, Rusia ka sulmuar tash e disa javë qytetet ukrainase.
Komentet e ministrit iranian kanë ardhur pas disa muajve të mesazheve konfuze të Iranit lidhur me furnizimin e Rusisë me armë.
“Ne i kemi dhënë Rusisë numër të kufizuar të dronëve, para se të niste lufta në Ukrainë”, u ka thënë Amirabdollahian gazetarëve, pas një takimi në Teheran.
Ditë më parë, zyrtarët iranianë kanë hedhur poshtë armatosjen e Rusisë për luftën në Ukrainë.
Më herët gjatë kësaj jave, ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, i ka konsideruar dyshimet për armët si “totalisht të pabaza” dhe ka riktheksuar pozicionin e Iranit për neutralitet në luftë.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë i kanë kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, që të hetojë nëse Rusia ka përdorur dronë iranianë për të sulmuar civilët në Ukrainë.
Ndonëse e ka pranuar dërgesën në Rusi, ministri iranian ka thënë të shtunën se vendi i tij nuk është në dijeni për përdorimin e dronëve të tij në luftën në Ukrainë.
Sipas tij, Irani është i përkushtuar për ndaljen e konfliktit.
“Nëse Ukraina ka dokumente që dëshmojnë se Rusia ka përdorur dronët iranianë në Ukrainë, atëherë ajo duhet të na informojë”, ka thënë ai.
“Nëse na dëshmohet se Rusia ka përdorur dronë iranianë në luftën kundër Ukrainës, ne nuk do të qëndrojmë indiferentë në këtë çështje”.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Të tjera
-
Të premten protestohet sërish kundër rritjes së rrymës: Në ora 12:00, Sheshi Zahir Pajaziti
Iniciativa Asnjë cent më shumë ka organizuar sërish protestë, për të premten,...
-
Tahiri: Kosovës i duhet një kryeministër proamerikan, me kryeministër antiamerikan dështuam në dialog
Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbin, Edita Tahiri, ka bërë...
-
“E pritëm të gjallë, por nuk erdhi”, flasin familjarët e dëshmorëve të Betejës së Koshares
Në përvjetorin e 26-të të betejës së lavdishme të Koshares, kujtimet e Velime...
-
Flet snajperisti i Koshares: Isha pjesë e ushtrisë amerikane, ja si u bashkova me UÇK-në
Sot shënohen 26 vjet nga Beteja e Koshares, një nga përballjet më të rëndësis...
-
Begaj admiralit të NATO-s: Duhet të mbështesim Kosovën të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Kryetarin e Komitetit Ushtar...
-
CDU dhe SPD arrijnë marrëveshje për formimin e qeverisë së re në Gjermani, kështu do t’i ndajnë ministritë kryesore
Liderët e partive konservatore (CDU/CSU) dhe socialdemokrate (SPD) në Gjerman...
-
Haradinaj: Jemi dëshmitarë të një qeverisjeje që ka cenuar dhe shkelur Kushtetutën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shfr...
-
Abdixhiku kaloi mëngjesin me familjarët e martirëve të Kosharës: Të arrish përjetësinë në altarin e lirisë është bekim
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar sot...
-
Gërvalla fton Këshillin e Sigurimit ta vizitoi Kosovën: Shihni realitetin mos u bazoni në raporte të shtrembëruara
Gjatë fjalimit të saj para Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Mi...
-
Edhe nga dy muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve për rastin e vra*sjes në Aktash
Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe nga d...
-
Ndalet puna e njësisë B2 të termocentralit Kosova B
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se është ndaluar puna e Një...
-
Osmani: Kushtetuta është kontrata jonë e përbashkët për një shoqëri demokratike, të drejtë dhe të barabartë
Sot, shënojmë një nga momentet më të rëndësishme në historinë shtetërore të K...