Lajme

Haradinaj: Jemi dëshmitarë të një qeverisjeje që ka cenuar dhe shkelur Kushtetutën

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 09 Prill 2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shfrytëzuar Ditën e Kushtetutës për të kritikuar qeverinë aktuale, duke e akuzuar për shkelje të përsëritura të aktit më të lartë juridik të vendit, shkruan Gazeta Infokus.

Në një postim në Facebook, Haradinaj tha se në katër vitet e fundit, Kushtetuta është cenuar përmes vendimeve arbitrare dhe antikushtetuese, si dhe përmes një mospërfilljeje të hapur ndaj saj.

“Sot, Republika e Kosovës shënon Ditën e Kushtetutës – dokumentin themelor të shtetit tonë, që buron nga lufta çlirimtare dhe shpirti liridashës i popullit. Kjo Kushtetutë moderne lartëson të drejtat e njeriut, garanton barazinë për të gjithë qytetarët dhe siguron mbrojtjen e pakicave. Ajo është themeli i demokracisë dhe gardiania e pathyeshme e parimeve të lirisë, drejtësisë dhe rendit kushtetues”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Haradinaj theksoi nevojën për një ndryshim rrënjësor të qasjes qeverisëse, duke kërkuar kthim në një model që respekton Kushtetutën në praktikë dhe jo vetëm në teori.

“Është i domosdoshëm një ndryshim rrënjësor i mentalitetit qeverisës – një kthesë drejt një qeverisjeje që e sheh Kushtetutën si udhërrëfyes dhe ligjin si mjet për të shërbyer qytetarëve, e jo për t’i sunduar ata. Urime Dita e Kushtetutës.”

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy