Lajme

Irani dënon sulmet amerikane në Siri

Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 26 March 2023

Teherani ka dënuar sulmet e Shteteve të Bashkuara ndaj forcave të lidhura me Iranin në Siri. Siç raportohet, nga këto sulme janë vrarë 19 persona. Uashingtoni ka thënë se ka kryer këto sulme pas një sulmi vdekjeprurës me dron ndaj forcave amerikane.

Ministria e Jashtme iraniane dënoi “sulmin terrorist të ushtrisë amerikane ndaj caqeve civile” në rajonin lindor sirian të Deir Ezor, shkruan REL.

Uashingtoni tha se ka kryer sulme hakmarrëse pasi një kontraktor amerikan u vra – dhe një kontraktor tjetër dhe pesë pjesëtarë të personelit ushtarak u plagosën – në një sulm me dron “me origjinë siriane” që goditi bazën e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja në Siri të enjten.

-Advertisement-

Vëzhguesi sirian për të Drejtat e Njeriut tha se të paktën 19 persona janë vrarë, shumica nga ta sirianë, pas sulmeve që SHBA-ja kreu mëngjesin e së premtes.

Ky grup monitorues tha se sulmet amerikane nxitën sulme të tjera me raketa nga milicitë e e mbështetura nga Irani.

Qeveria siriane, që ka aleat të ngushtë Iranin, ka akuzuar SHBA-në se ka gënjyer lidhur me shënjestrat e sulmeve të saj ajrore për të justifikuar “aktin e saj të agresionit”./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera