Lajme

Iran: Arrestohen 27 persona të lidhur me Shtetin Islamik

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 07 August 2017

Irani ka njoftuar, se ka arrestuar 27 militantë të lidhur me grupin ekstremist, Shteti Islamik, të cilët kanë planifikuar kryerjen e sulmeve në këtë vend.

Ministria e Intelegjencës, ka thënë se militantët janë identifikuar gjatë shkëmbimeve të intelegjencës me një shtet të rajonit.

Ajo nuk ka përmendur emrin e shtetit apo se kur janë arrestuar militantët.

-Advertisement-

Ministria ka thënë, se 10 prej tyre janë ndaluar dhe dërguar në Iran, derisa 17 të tjerë janë arrestuar në Republikën Islamike.

Sipas kësaj ministrie, pesë prej tyre, kanë planifikuar sulme terroriste në qendër të rajoneve shiite të Iranit, derisa 12 të tjerë i kanë mbështetur drejt sulmit.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për dy sulmet e 7 qershorit në parlamentin e Iranit dhe tempullin e Ayatollah Ruhollah Khomeini në Teheran.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera