Lajme

Irak, gjatë një sulmi të armatosur vriten tre avokatë

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 02 January 2018

“Sulmi me siguri është vepër e celulave të fshehura terroriste të organizatës terroriste DEASH, e cila dëshiron t’i frikësojë ata që janë të përfshirë në procedurat gjyqësore kundër terroristëve në provincën Nineveh”

Disa sulmues të armatosur sot me armë zjarri vranë tre avokatë irakianë në provincën veriore Nineveh, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sulmuesit ndaluan automobilin e avokatit Mohamed Ahmed al-Khalid me të cilin ishin edhe dy kolegë të tij. Hapën zjarr dhe vranë tre avokatët”, tha për AA kapiteni i policisë federale irakiane Mustafa al-Naimi.

-Advertisement-

Sulmi ndodhi në rrugën kryesore mes Mosulit dhe Hamam al-Alila, ndërsa sulmuesit u arratisën nga vendi i ngjarjes. Al-Naimi tha se viktimat e sulmit ishin avokatë të përfshirë në procese gjyqësore për terrorizëm, veçmas ato lidhur me DEASH-in.

“Sulmi me siguri është vepër e celulave të fshehura terroriste të organizatës terroriste DEASH, e cila dëshiron t’i frikësojë ata që janë të përfshirë në procedurat gjyqësore kundër terroristëve në provincën Nineveh”, tha Al-Naimi.

Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera