Lajme

IPK kthen në punë policin që plagosi vrasësin e 30 vjeçit në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 20:32 | 30 May 2022

Inspektorati Policor i Kosovës ka kthyer në punë policin që plagosi të dyshuarin për vrasjen e 30 vjeçit Qëdnrim Januzi në Ferizaj.

Polici ishte suspenduar për 72 orë deri në sqarimin e të gjitha rrethanave të rastit.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, i cili tha se rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.

-Advertisement-

“Fillimisht ishte vlerësuar nga hetuesi që zyrtari policor të suspendohet për 72 orë, deri në sqarimin e rrethanave të rastit. Por, pas verifikimit të pamjeve filmike, IPK ka vendosur që mos të rekomandojë vazhdimin e suspendimit, ndërkaq rasti do të hetohet në procedurë të rregullt, sipas autorizimeve të Prokurorisë”, deklaroi Hodaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera