iPhone juaj ka një truk të fshehur, por tepër të zgjuar që duhet ta përdorni çdo ditë
Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 29 August 2022
Edhe fansat e Apple që kanë pasur një iPhone prej vitesh mund të mos e dinë këtë “truk të zgjuar”. Është një shkurtore e Apple në cilësimet e aksesueshmërisë, e quajtur “triple click”. Nëse keni një iPhone me Face ID, mund të aktivizoni disa veçori duke klikuar tri herë në butonin anësor.
Është gjithashtu e mundur ta bëni këtë me butonin Home nëse iPhone juaj ka një të tillë. Mund të vendosni shumë veçori të ndryshme në “triple click”, në varësi të nevojave tuaja. Për të gjetur këtë “truk të zgjuar” të iPhone shkoni te Settings > Accessibility > Accessibility Shortcut.
Pastaj zgjidhni funksionin që dëshironi më shumë. Ju gjithashtu mund të ndryshoni shpejtësinë e aktivizimit të klikimeve në mënyrë që të mos përfshiheni aksidentalisht. Truku mund të përdoret për të aktivizuar një funksion zmadhimi ose për të nisur kamerën e integruar të zmadhuesit të iPhone.
Mund ta përdorni gjithashtu për të nisur funksionin Voice Control që ju lejon të përdorni iPhone pa duar. Ky truk është po ashtu një mënyrë e shkëlqyer për të hyrë në “Background Sounds”. Ky është një truk i zgjuar që luan zhurmën e shiut ose tingujt e oqeanit për t’ju ndihmuar të flini.
“Three-click” nuk duhet të ngatërrohet me trukun e ngjashëm “Five-click”, që është një mënyrë e shpejtë për të kontaktuar shërbimet e urgjencës. Shkoni te Settings > Emergency SOS për ta aktivizuar këtë veçori.
Më pas shtypni pesë herë butonin anësor ose të sipërm për të tërhequr lart rrëshqitësin “Emergency SOS”. Më pas tërhiqni rrëshqitësin e urgjencës për të filluar thirrjen (telefonatën). iPhone do të dërgojë vendndodhjen tuaj aktuale te kontaktet tuaja të Urgjencës dhe te shërbimet e urgjencës. Kontaktet do të marrin gjithashtu përditësime nëse vendndodhja juaj ndryshon.
Të tjera
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...
-
Shpresojmë që normalizimi Kosovë-Serbi të çojë te njohja e ndërsjellë, thotë Richard Verma
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Daut Haradinaj në Gjilan: Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
27-vjeçi ra në lumë në fund të vitit të kaluar, FSK-ja s’e gjeti as sonte
Policia e Kosovës dhe ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë zhvilluar n...
-
Haradinaj për gratë kosovare: Bartëset e vërteta të ndryshimit dhe zhvillimit
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka mbajtur takim me gra...