Intervistë: Dr.Hristov: Sëmundjet e zemrës mund të trajtohen, “bypass”-i është njëra nga zgjidhjet
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/11/Screenshot_2.png)
Autori: Gazeta inFokus
11:47 | 22 November 2022
Sigurisht secili nga ka dëgjuar, së paku një herë në jetë, rreth sëmundjeve të zemres, të cilët ndikojnë në shëndetin e njeriut e në rast mund të shkaktojnë fatalitet. Sëmundjet e artiereve koronare në fazën fillestare kanë simptoma të ndryshme, duke filluar me dhimbje gjoksi, shtrëngim në krahaor e gulçim. Ndërsa, kur sëmundja përparon, pra është në fazë më të avancuar, mund të jetë kritike, duke shkaktuar infarkt që mund të rezultojë me pasoja fatale.
Sëmundjet e arterieve korona mund dhe është i trajtueshëm. Sipas Dr. Nikola Hristov, specialist në kirurgjinë kardiovaskulare në “Zhan Mitrev”, sëmundjet e arterieve mund të trajtohen me ndihmen e operacioneve të quajtura “bypass”.
![](https://nacionale.com/uploads/D-r-Nikola-Hristov-Slika-264x300.jpg)
“Në spitalin tonë, si procedurë standarde, për kryerjen e bypass-it të arterieve koronare përdoren arteriet e vetë pacientit, duke përdorur arterien radiale të majtë nga parakrahu i majtë dhe dy arterie të brendshme torakale/mamare, majtas dhe djathtas. Ky operacion bypass quhet rivaskularizimi i plotë arterial“, tregon Dr.Hristov në këtë intervistë, që mund ta lexoni të plotë më poshtë.
Intervistë:
Çfarë është sëmundja e arterieve koronare dhe si shfaqet ajo?
Sëmundja e arterieve koronare shkaktohet nga ateroskleroza që prek arteriet koronare dhe çon në ngushtimin e lumenit të tyre ose në raste më të rënda çon në nivelin e bllokimit të plotë. Në fazën fillestare të sëmundjes manifestohet me dhimbje gjoksi, shtrëngim në kraharor, gulçim dhe në faza të avancuara të sëmundjes, bllokimi çon në infarkt, i cili manifestohet me dhimbje dhe aritmi të forta dhe mund të rezultojë me pasoja fatale për shkak të ndërprerjes së funksionit të zemrës.
Cilat janë zgjidhjet e mundshme?
Trajtimi i sëmundjes së arterieve koronare në fazat më të hershme të sëmundjes përbëhet nga masa parandaluese dhe trajtim medikamentoz. Ndërsa, në fazat më të avancuara të sëmundjes, është e nevojshme të merren masa më agresive për të parandaluar ecurinë e sëmundjes dhe trajtimin e saj, për të parandaluar shfaqjen e atakut në zemër dhe përfundimit të mundshëm fatal. Në rrethana të caktuara dhe në një fazë të hershme të sëmundjes, përdoret stentimi i arteries koronare, e cila është një procedurë invazive e vendosjes së stentit në arterien koronare për të hapur ngushtimin ose bllokimin. Stentimi koronar është veçanërisht i rëndësishëm në infarktin akut të miokardit, duke hapur kështu arterien koronare të bllokuar që ka çuar në infarkt dhe duke parandaluar kështu komplikacionet më të rënda nga infarkti.
![](https://nacionale.com/uploads/HIS_Monday-24-2022_17-58-42-5929-1536x960.jpg)
Kur sëmundja koronare prek dy ose më shumë arterie koronare, ajo quhet sëmundje koronare difuze. Në atë rast, zgjedhja e vetme e trajtimit është me ndihmën e trajtimit operativ të sëmundjes koronare, apo të ashtuquajturit operacion “bypass” të zemrës. Kirurgjia bypass përfshin anashkalimin e pjesës së sëmurë të arteries koronare – të ngushtuar ose të bllokuar. Në operacionin bypass përdoren enët venoze të gjakut nga vetë pacienti, nga këmba e majtë apo e djathtë, të cilat vendosen në zemër, nga aorta në zemër dhe për këtë quhet bypass aorto-koronar. Këto enë gjaku venoz kanë një jetëgjatësi të kufizuar, pas disa vitesh zakonisht bllokohen edhe ato, ndaj duhet bërë rioperim për të vendosur bypass të rinj aorto-koronar.
![](https://nacionale.com/uploads/HIS-4_Monday-24-2022_17-58-42-9923-1536x960.jpg)
Në spitalin tonë, si procedurë standarde, për kryerjen e bypass-it të arterieve koronare përdoren arteriet e vetë pacientit, duke përdorur arterien radiale të majtë nga parakrahu i majtë dhe dy arterie të brendshme torakale/mamare, majtas dhe djathtas. Ky operacion bypass quhet rivaskularizimi i plotë arterial (foto 1 dhe 2). Është teknikisht më e vështirë për t’u kryer, por avantazhet janë të shumëfishta. Avantazhi më i madh është fakti se urat apo anashkaklimet e bëra duke përdorur arteriet e vetë pacientit janë shumë më afatgjata/janë të përhershme.
![](https://nacionale.com/uploads/Totalna-revaskularizaci-a-na-srce-ZMC-AL.png)
Është vërtetuar shkencërisht se gjatë përdorimit të arteries torakale/mamare të majtë dhe të djathtë, edhe pas 15 vitesh tek më shumë se 95% të pacientëve, arteriet mbeten funkcionale, duke shmangur kështu nevojën për rioperim. Një avantazh i dytë është se shmang manipulimin e aortës ascendente të pacientit, e cila mund të ndikohet edhe nga ateroskleroza, duke shmangur kështu komplikimet siç është shfaqja e infarktit. Së treti, venat e këmbëve ruhen për përdorimin e tyre të mundshëm në rast të shfaqjes së prolemit të arterieve të këmbëve, për operacionin bypass të këmbëve. Gjithashtu zvogëlohet numri i plagëve operative, shmanget prerja kirurgjikale në këmbë, e cila mund të shkaktojë probleme me shërimin dhe shfaqjen e infeksioneve të mundshme të atyre plagëve.
![](https://nacionale.com/uploads/HIS-9_Monday-24-2022_17-58-43-5500-1536x960.jpg)
Rivaskularizimi i plotë i arterieve është një procedurë standarde operative në spitalin tonë. Për informacion më të detajuar në lidhje me procedurën, mund të kontaktoni kirurgët tanë kardiovaskular përmes e-mailit ose të bëni rezervimin e konsultës tuaj në 02 3091 484.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/12/Foto-Lajmi.jpg)
Të tjera
-
Parlamenti Evropian do të rizgjedhë Roberta Metsola si presidente
Parlamenti Evropian do të zhvillojë sot seancën e parë të mandatit të ri në S...
-
Çmimet e larta në vend nxisin rezervimet rekord të shqiptarëve në Greqi dhe Turqi
Në verën e vitit 2024, shqiptarët kanë shtuar preferencën për pushimet në Tur...
-
Zbulohet një shpellë në Hënë
Shkencëtarët kanë konfirmuar zbulimin e një shpelle në Hënë, jo larg vendit k...
-
Biden bën intervistë pas atentatit të Trump, tregon disa të vërteta: E telefonova sepse isha i shqetësuar, më tha…
Presidenti Joe Biden ka dhënë një intervistë me NBC të hënën, intervista e ti...
-
Parashikimi i motit në Shqipëri
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se ditën e martë territori i Shqipëri...
-
Presidenti Biden do të marrë emërimin e partisë përmes një votimi virtual përpara kuvendit
Brenda disa javësh Presidenti Joe Biden do të marrë emërimin e Partisë Demokr...
-
Sot lansohet ‘Dritarja për Investime të Diasporës’
Sot do të bëhet lansimi i “Dritares për Investime të Diasporës” organizuar ng...
-
Mblidhet Komisioni Hetimor për tekstet shkollore
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së tek...
-
Zyrapi do të vazhdojë dëshminë në Speciale
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi ...
-
Moti me diell, temperaturat 38 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës, njofton se sot mban moti me diell. ...
-
Sot shpallet aktgjykimi ndaj Pjetër Shalës
Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, do të shpalljet aktgjykimi n...
-
Alarmon Rugova: Këtë javë temperaturat do të arrijnë deri 40 gradë – dita kur fillon edhe shiu
Meteorologu Mendim Rugova tha se këtë javë “e kemi ndoshta kulminacionin e va...