Interpol alarmon: Këta janë emrat e 173 xhihadistëve të ISIS, të gatshëm ta sulmojnë Europën
Autori: Gazeta inFokus 15:38 | 04 August 2017
Një dosje me emrat e madje 173 pjesëtarëve të ashtuquajturit Shteti Islamik është gjetur në një vend të fshehët në Mosul. Fjala është për listën e vetëvrasësve potencial të cilët ishin të përgatitur ta sulmojnë Evropën si hakmarrje për disfatat e ISIS’it në Irak dhe Siri.
Dosjen e kanë gjetur forcat speciale irakiane gjatë çlirimit të Mosulit para disa muajve. Ata këtë dosje ia kanë dorëzuar shërbimeve amerikane për evakuim, ndërsa këta më pas ia kanë dorëzuar Interpolit. Në maj, Interpoli e ka dërguar listën të gjithë shërbimeve sekrete evropiane, lajmëron Welt, transmeton gazetametro.net.
Me emrat e xhihadistëve, në dokument gjenden edhe fotografitë e tyre dhe vendet e prejardhjes. Disa fotografi duken si ato të pasaportave. Në shumicën e fotografive terroristët buzëqeshin të gëzuar, derisa në disa duken të turpshëm dhe serioz.
Shumica janë nga Iraku, pastaj nga vendet tjera arabe siç është Tunizia, Maroku, Jordania dhe Arabia Saudite, por edhe nga ish Bashkimi Sovjetik, gjegjësisht nga Taxhikistani. Mirëpo, gjashtë terroristë vinë nga Evropa, konkretisht nga Belgjika, Holanda, Franca dhe Gjermania.
Shtetasi i vetëm gjerman nga lista është Sami J. (27), i njohur qysh më herët si udhëheqës i organizatës vehabiste Milatu Ibrahim e cila është e ndaluar në Gjermani. Si edhe luftëtarët tjerë të ISIS’it, edhe Sami ka nofkën e vet, Abu Asi al-Almani, që do të thotë “gjermani” në gjuhën arabe. Ai në vitin 2012 kishte udhëtuar në Egjipt, më pas në Libi dhe në fund në Siri ku i ishte bashkangjitur ISIS’it. Pastaj pas tij kishin shkuar edhe bashkëshortja dhe fëmija.
ISIS’i në korrik ka publikuar se al-Almani kishte vdekur, duke mos theksuar se si. Shërbimet e inteligjencës së Perëndimit, dyshojnë se bëhet fjalë për dezinformatë e qëllimshme në mënyrë që ISIS të fshehë planin dhe ta kontrabandojë prapa në Evropë në misionin vetëvrasës.
Vlerësohet se madje 6.000 myslimanë evropian deri tani kanë shkuar të luftojnë në Siri dhe Irak për Shtetin Islamik, prej të cilëve 940 nga Gjermania. Mirëpo, disa janë kthyer në ndërkohë, shumica janë vrarë në luftime apo nëpër sulme vetëvrasëse. Sa janë ende në rajonin e “kalifatit” gjithnjë e më të vogël, nuk është e njohur.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...