Sport

Interi thyen edhe Fiorentinën, vendos D’Ambrosio

Autori: Gazeta inFokus 07:16 | 26 September 2018

Edhe pse me vështirësi, Interi mori fitoren e dytë radhazi në Serie A dhe këtë herë përballë një skuadre të fortë si Fiorentina.

Zikatrit vuajtën në këtë ndeshje në “San Siro”, por në fund triumfuan me rezultatin e ngushtë 2-1.

Kapiteni Icardi ktheu në gol një 11-metërsh në pjesën e parë, por Fiorentina reagoi dhe me të filluar pjesa e dytë arriti të barazoi me një autogol të Chiesa-s.

-Advertisement-

Por skuadra e Spalletit gjeti forca dhe shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores, të cilin e shënoi mbrojtësi D’Ambrosio.

Me këtë 3 pikësh, Interi ngjitet në kuotën e 10 pikëve pas 6 ndeshjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera