Sport

Interi do të përballet me Milanin pa dy yje të rëndësishëm

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 24 December 2017

Dyshja mbrojtëse e Interit, Danilo D’Ambrosio dhe Joao Miranda kanë pësuar lëndime në ndeshje ndaj Sassuolos dhe sot (e diel) kanë kryer testet mjekësore, duke zbuluar një dëmtim medial të ligamentit të kolateralit dhe një problem të kyçit të këmbës.

Nuk janë vetëm rezultatet negative ters i Interti në muajin dhjetor, por edhe lëndimet e futbollistëve të rëndësishëm për formacionin e Luciano Spallettit.

Mbrojtësit D’Ambrosio dhe Miranda duhej të zëvendësoheshin në humbjen e djeshme (e shtunë) 1-0 ndaj Sassuolos, me ndryshimet që erdhën brenda tre minutash për njëri-tjetrit.

-Advertisement-

Nuk ka vonuar shumë dhe futbollistët kanë kryer ekzaminimet mjekësore ku është përcaktuar lëndimi dhe shkalla e tyre.

“Pas zëvendësimeve gjatë ndeshjes të së shtunës kundër Sassuolos, Danilo D’Ambrosio dhe Joao Miranda kishin të dy skanime MRI në Spitalin Hulumtues të Humanitas në Rozzano këtë mëngjes”, thuhet fillimisht në faqen zyrtare të zikaltërve.

 “Rezultatet zbuluan se mbrojtësi italian ka pësuar një dëmtim të shkallës së parë në ligamentin e kolateralit medial në këmbën e tij të majtë, ndërsa braziliani ka një dëmtim të klasit të parë në muskujt soleus të këmbës së tij të djathtë”.

 “Të dy lojtarët do të fillojnë rehabilitimin nesër (e hënë)”, përmbyllet njoftimi i Interit.

Lajmi do të thotë se të dy mbrojtësit do të humbasin sigurt Derby della Madonninan me Milanin në Kupën e Italisë të mërkurën dhe mund të mos jetë në gjendje të kthehet deri pas pushimit të dimrit dhe mos më gjatë, deri në fund të muajit janar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera