Sport

Interi përforcohet në mbrojtje me rezervën e Benfikës

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 13 January 2018

Interi ka arritur marrëveshjen me Benfikën për blerjen e mbrojtësit Lisandro Lopez.

29-vjeçari argjentinas do të luajë i huazuar deri në qershor të këtij viti me zikaltërit, ndërsa në fund të sezonit do të realizohet blerja e tij për 9 milionë euro. Lisandro Lopez do të prezantohet ditën e hënë.

Në këtë sezon, Lisandro ka luajtur shumë pak me skuadrën portugeze. Argjentinasi ka marrë pjesë vetëm 8 ndeshje: 2 në Champions (ndeshjen e parë dhe të fundit të grupit) 4 në kampionatin portugez dhe 2 në Kupën e Portugalisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera