Sport

Interi njoftohet me humbjen në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 16 December 2017

Udinese e ka mposhtur Interin 3:1 midis “Giuseppe Meazza”.
Interi ka pësuar humbjen e parë këtë edicion pas 17 xhirove në Serie A. Të besuarit e Spallettit u befasuan në “Giuseppe Meazza” nga Udinese, duke u mposhtur 3:1.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Kevin Lasagna (14’). Barazoi gjithçka Mauro Icardi një minutë më vonë.

Kur u mendua që Interi do të bëjë diçka më shumë në pjesën e dytë, që deri këtë xhiro kishte 12 fitore e katër barazime, ndodhi e kundërta.

-Advertisement-

Mysafirët befasuan vendasit me golat e Rodrigo De Paul (60’) dhe Antonin Barak (77’), për rezultatin përfundimtar 3:1.

Pas humbjes së parë në Serie A, Interi vazhdon të mbetet lider në Serie A me 40 pikë, por që mund të zhvendoset në pozitën e tretë nëse Napoli dhe Juventusi rrëmbejnë pikët e plota në xhiron e 17’të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera