Interi e eliminon Milanin nga Kupa e Italisë

Autori: Gazeta inFokus
22:56 | 26 January 2021
Interi e ka eliminuar Milanin nga Kupa e Italisë, pasi e ka mposhtur me përmbysje rezultati nga 0-1 në 2-1, shkruan Gazeta inFokus.
Në takimin e zhvilluar në kuadër të çerekfinales, rezultatin e zhbllokoi sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili realizoi në minutën e 31’.
Pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-1 për ‘rosonerët’ dhe me një përplasje fizike ndërmjet Ibrahimovicit dhe Lukakut, kurse në 45 minutat e dytë Interi e përmbysi rezultatin dhe arriti kalimin tutje në këtë garë.
Ibrahimovic në minutën e 58’ u ndëshkua me karton të kuq dhe la Milanin më një lojtar me pak në fushë.
Mungesën e një futbollisti me pak në fushë e shfrytëzoi për mrekulli skuadra e Interit.
Romelu Lukaku i barazoi shifrat 1-1 në minutën e 71’, me golin e shënuar nga pika e bardhë, kurse për rezultatin përfundimtar 2-1 realizoi mesfushori danez, Christian Eriksen, në minutën e 90+7’.
Pas kësaj fitoreje Interi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, aty ku do të takohet me fituesin e duelit Juventus – Spal./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
Veliaj shkruan përsëri nga burgu, ka një kërkesë për qytetarët
Nga qelia kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u ka bërë thirrje qyt...
-
Rrahmani: Gjuha e Kurtit, tendencë ta përjashtojë opozitën nga mundësia për koalicion
Bartësi i listës së Koalicionit për Familje, Eman Rrahmani, ka thënë se nuk ë...
-
NATO: ShBA-ja vazhdon të ketë rol themelor në KFOR
Gjatë ditës, një artikull i gazetës gjermane “Bild” në lidhje me tërheqjen po...
-
Raportimi i mediumit gjerman për përgatitjen e Italisë për skenarin e largimit të trupave amerikanë nga Kosova, reagon KFOR’i
Misioni paqeruajtës i NATO’s në Kosovë, KFOR, ka thënë se zyrtarët amerikanë ...
-
Presidenti çek uron Osmanin për 17-vjetorin e pavarësisë: Çekia mbështetje të palëkundur për Kosovën
Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel ka uruar Presidenten Osmani për ...
-
Bekim Jashari e kujton Hamzën në ditëlindjen e tij: ‘Kur të vdes unë, kanë me shkru shtatë gazeta…’
Bekim Jashari e ka kujtuar sot babin e tij, Hamzën, në ditëlindjen e tij. ...
-
Specialja konfirmon se 4 prilli është data e fundit për thirrjen e dëshmitarëve
Pas datës 4 prill, asnjë dëshmitar nuk do të thirret për të dëshmuar në rasti...
-
Prishtina pritet ta përfundojë nesër numërimin e votave
Numërimi i votave po vazhdon në disa komuna të Kosovës. Prishtina sot deri në...
-
Kurti pranon urime për 17-vjetorin e pavarësisë nga kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe
Kryeministri Albin Kurti ka pranuar letër urimi nga kryeministri i Emirateve ...
-
Trump e quan diktator Zelenskyn: Më mirë të ecë shpejt ose nuk do të ketë një vend
Donald Trump e ka quajtur Volodymyr Zelenskyyn një “diktator” në një postim t...
-
Dakaj: Lajm i mirë që shumë gra do të bëhen deputete pa pasur nevojë për kuotë, ende s’ka mbaruar numërimi i votave
Në një kohë që numërimi i votave të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit end...
-
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar ndarjen dhe përdorimin e fon...