Sport

Interi dëshiron të qëndrojë në San Siro

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 29 September 2017

Drejtori i Interit, Alessandro Antonello ka pohuar se klubi Nerazzur dëshiron të qëndrojë në San Siro, pasi sipas tij ky stadium është portreti dhe shtëpia e tyre.

Ka pasur bisedime për Interin dhe Milanin duke i dhënë fund pjesës së tyre historike në të ardhmen e afërt, por Antonello e bëri të qartë se Nerazzurët nuk do të largohen së shpejti nga ky stadium.

Ideja e drejtuesve të Interit është që të qëndrojnë në San Siro apo siç njihet nga ta Giuseppe Meazza, pasi ky stadium do të thotë shumë për ta.

-Advertisement-

“Ne do të takohemi me Milanin dhe me kryetarin për të kuptuar të ardhmen e San Siros”, ka thënë fillimisht Antonello për Inter Media House, platforma e re e përmbajtjes së klubit.

“Ne duam të qëndrojmë aty, për ne është portreti dhe shtëpia jonë”.

Megjithatë, Antonello bëri një kërkesë kur u pyet për rinovimet e mundshme.

Giuseppe Meazza është gjithmonë i mbushur nga tifozët Nerazzurr

“Unaza e tretë [e stadiumit] duhet të konvertohet në fushë të mikpritjes”, përfundoi drejtori i Interit.

Milani ishte klubi i parë që hyri në stadium në vitin 1926, para se Interi ta ndiqte atë 21 vjet më vonë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera