Interesim i madh për testim në IKSHPK, kjo është gjendja me pandemi në Kosovë
Autori: Elvira Haxhiu 12:15 | 19 January 2022
Interesimi për bërjen e testeve për Covid-19 u rrit këtë javë gjithandej Kosovës.
Kjo pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus.
Që nga fillimi i javës në oborrin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, po krijohen radhë të gjata të pritjes për testim me COVID-19.
E njëjta gjë ndodhi edhe këtë mërkurë, ku oborri IKSHP u mbush nga fluksi i madh i qytetarëve të cilët po presin për t’u testuar, shkruan Gazeta Infokus.
Nga IKSHPK-ja për Gazetën Infokus kanë thënë se pritja në radhë është në varësi nga numri i qytetarëve që kërkojnë testim.
Por, sipas tyre kjo varet edhe nga kapacitet që ka IKSHPK.
“Pritja në radhë për testim është në varësi nga numri i qytetarëve që kërkojnë testim, në të njëjtën kohë dhe kapacitetet që ka IKSHPK”, kanë thënë nga IKSHPK.
Gjithashtu, nga ky institut kanë thënë se janë duke i shfrytëzuar të gjitha kapacitetet që i kanë në dispozicion për testim të të gjithë qytetarëve që kërkojnë të testohen.
Që nga java e kaluar numri i rasteve me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje alarmante. Vetëm të martën, janë kryer 4 mijë e 785 testime, ku 720 persona rezultuan pozitiv me këtë virus.
Ndërsa, 159 persona u shëruan nga koronavirus.
Nga ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 5 mijë e 678 raste aktive me koronavirus.
Ndërkaq, gjatë muajit janar nga ky virus kanë vdekur katër persona.
Edhe pse numri i të infektuarve është duke u rritur çdo ditë e më shumë, nga Ministria e Shëndetësisë ende nuk është marrë ndonjë vendim për ashpërsim të masave.
Nga kjo ministri për Gazetën Infokus kanë thënë se mekanizmat anti-Covid janë duke e trajtuar rregullisht situatën epidemiologjike, për të parë nëse ka nevojë për të vendosur masa shtesë apo të fuqizohen përmes mbikëqyrjes më të fortë masat në fuqi.
“Deri në çfarëdo mase tjetër, është me rëndësi të zbatohen këto që janë në fuqi dhe popullata të vaksinohet”, thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Gjithashtu nga kjo ministri bëjnë me dije se kapacitetet spitalore janë të gatshme për të përballuar ndonjë fluks më të madh të rasteve që kërkojnë tretman klinik.
“Vaksina janë siguruar për të gjithë, kapacitetet spitalore janë të gatshme për të përballuar ndonjë fluks më të madh të rasteve që kërkojnë tretman klinik, çdo ditë gjurmohen dhe testohen mijëra qytetarë dhe zhvillohen aktivitete në zbatim të vendimeve që lidhen me COVID-19”, kanë thënë nga dikasteri i Shëndetësisë.
Ndërkaq, nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se gjate javës, përveç trupave të tjerë, do të mblidhet edhe Komiteti për vlerësim dhe koordinim të situatës me COVID-19, për të shqyrtuar propozimet për masa tjera eventuale./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Fitoi me çmim më të lartë prej 300 mijë eurove, Bulliqi e shpërblen me tender milionësh biznesmenin e afërt me VV-në
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka shpërblyer edhe njëhe...
-
Krasniqi: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard ...
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...