Lajme

“Interesim i lartë apo fitim në kohë”, shtyerja e afatit për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 12 August 2024

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës i ka dhënë afat edhe 2 javë qytetarëve të komunitetit serb, që patentë-shoferët ilegal t’i kthejnë në RKS. Nga partia në pushtet thonë se është e nevojshme për shkak të interesimit të lartë, kurse nga opozita e shohin me dyshim pas polemikave të krijuara për hapjen e urës së Ibrit

Afro 6 mijë qytetarëve të komunitet serb në Kosovë që kanë aplikuar për konvertimin e patentshoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentshoferë zyrtar të Republikës së Kosovës do kenë kohë t’i bashkohen të tjerë edhe për rreth 2 javë në vazhdim.

Këtë e konfirmoj ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që tha se afatin e aplikimit po e zgjasin edhe për 2 javë, shkak të interesimit të lartë të qytetarëve.

-Advertisement-

Aplikimi që do duhet të përfundonte të premten, do të zgjatë deri me 23 gusht.

Kështu, të nevojshëm në bazë të interesimit këtë shtyrje po e sheh deputeti i partisë në pushtet Enver Dugolli, veçse thotë se edhe 3 muaj ishin të mjaftueshëm.

“Ne mendojmë që periudha prej 3 muaj ka qenë goxha e mjaftueshme, por për shkak të interesimit ministri e ka pa të arsyeshme që të vazhdohet edhe për dy javë,” tha Dugolli.

Dugolli thotë se pas kësaj periudhe, ani pse nuk është qëllim i tyre, kushdo që kapet me patentë shofer ilegal serb do të dënohet.

“Asnjëherë qëllim nuk ka qenë dënimi i qytetarëve, aq më pak i atyre serb që ne po bëjmë gjithçka që të i integrojmë ne shoqërinë e Kosovës, sepse ky shtet që po e ndërtojmë është edhe i tyre,” shtoi Dugolli.

Kurse, nënkryetarja e PDK, Mimoza Ahmetaj ka dyshime nëse afati është shtyrë për shkak të interesimit.

“Uroj që intersimi të jetë aq i lartë, që të shtyhet kohëzgjatja edhe për 2 javë, por në rrethana të tilla unë mendoj që institucionet tona po mundohen më shumë të blejnë kohë, për shkak të trubullirave dhe trazirave të krijuara, si thirrja për hapjen e urës në veri,” deklaroi Ahmetaj.

Nga MPB nuk kthyen përgjigjeje lidhur me numrin e aplikimeve ditët e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera