Sport

Interesante: Me 9 gola të shënuara mbyllet ndeshja miqësore ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 16:34 | 24 January 2021

Skuadrat e elitës së futbollit kosovar po vazhdojnë fazat përgatitore para fillimit të stinorin pranveror, shkruan Gazeta inFokus.

Krahas përgatitjeve fizike e taktike, ekipet e Superligës po luajnë edhe ndeshje të shumta miqësore për tu përgatitur sa më mirë për pjesën e dytë të kampionatit.

Skuadra e Trepçës ’89 dhe ajo e Feronikelit gjatë ditës së diele kanë zhvilluar një takim të karakterit miqësor në bregdetin e Durrësit.

-Advertisement-

‘Minatorët’ kanë arritur fitore ndaj ‘industrialistëve’ me rezultat 5-4.

Kështu ka bërë të ditur klubi mitrovicas përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook.

Më poshtë keni njoftimin e klubit të Trepçës ’89 pa ndërhyrjen e redaksisë.

“KF TREPÇA’89 5-4 FC FERONIKELI.

Sot në ambientet e “Tropikal Resort” Durrës, u luajtë ndeshja testuese ndaj FC Feronikelit, ku Minatorët triumfuan me rezultat 5-4. Minatorët u gjendën në disavantazh në minutën e parë, ku pastaj barazuam nëpërmes Happy Mashau, por Happy Mashau dyfishoj rezultatin duke shënuar dhe golin e dytë – kështu mbaroj dhe pjesa e parë. Në pjesën e dyte Arbnor Muja i 89-shit dha dy golësh për të quar rezultatin në 4-1, Feronikeli quan rezultatin në 4-3 ku pastaj Rilind Nimani shënoj për 5-3 dhe në fund djelmoshat e Feronikelit shënuan përsëri për rezultatin final 5-4. Një ndeshje mjaft e rrjedhshme me raste të shumta dhe gola mjaft të bukur”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera