Lajme

Interesante, ja si po e pret Edi Rama ditën e zgjedhjeve (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 24 June 2017

Kryeministri Edi Rama po shfrytëzon heshtjen zgjedhore në një mënyrë të veçantë, duke luajtur basketboll, sportin e tij të preferuar, në Lungomaren e Vlorës.

Kreu i qeverisë ndodhet në Vlorë që prej ditës së djeshme, kur PS mbylli fushatën elektorale, ndërsa duket se edhe këtë të shtunë do ta kalojë në qytetin bregdetar, ku ai kandidon për deputet për mandatin e dytë radhazi.
Rama ka mbërritur në fushat sportive të ndërtuara përgjatë shëtitores i shoqëruar nga kryebashiaku Dritan Leli dhe funksionarë lokalë të PS-së në Vlorë.

Kryeministri ka zgjedhur të kalojë disa minuta argëtuese një ditë para zgjedhjeve parlamentare.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera