Inter, “Suning” feston 1-vjetorin. 400 mln euro shpenzime, pa rezultate

Autori: Gazeta inFokus
14:09 | 07 June 2017
Në përvjetorin e parë të “martesës” Inter-Suning sigurisht që ka veçse urime. Pikërisht të martën nisi edhe viti i dytë i Interit nën drejtimin e gjigantit nga Nanchino, e kjo u shënua me ardhjen e Ausilios dhe Spallettit.
Plot 12 muaj më parë, në qytetin ku ngrihet perandoria e familjes Zhang, me një pasuri prej 50 miliardë eurosh, mbërriti Erick Thohir dhe zyrtarë të tjerë, për të kompletuar kalimin e shumicës së aksioneve në duart e kinezëve. “Suning” kërkoi dhe bleu 68.55% të aksioneve, duke i lënë manjatit indonezian 31.05%.
Megjithatë, viti i parë nuk ka qenë edhe aq i lehtë për kinezët, të cilët – në atë që mund të konsiderohet si i pari i një projekti afatgjatë – kanë derdhur në arkat e zikaltërve mbi 400 milionë euro, me synimin për ta ringritur Interin në nivelet më të larta. Por e gjithë kjo sforco ekonomike, sot nuk ka sjellë ende rezultatet e pritura. Kjo, ndoshta sepse “Suning” po paguan “haraçin” e mungesës së eksperiencës në një ambient sportiv, apo edhe për shkak të impaktit me një botë tejet të ndryshme me atë kineze.
Pas fazës së parë, gjatë së cilës ua lanë në duar levat e pushtetit Thohirit dhe Boligbroke, familja Zhang e mori vet në dorë situatën. Fillimisht mbylli të gjitha llogaritë me ish-aksionerin kryesor, i cili mbetet ende president dhe përfaqësuesi i parë i klubit, një “problem” ky që pritet të zgjidhet në asamblenë e aksionerëve të tetorit, por që për momentin mungon ende një profil i duhur i pasuesit të tij. Zhang Jindong nuk dëshiron ta ekspozojë shumë djalin e tij, i cili nuk do të bëhet as administrator i deleguar, por që do të kënaqet vetëm me marrjen e kompetencave të Thohir.
Edhe karta e konsideruar fituese “Pioli” duket se detyroi ndryshimin e strategjisë. Problemet e shfaqura me De Boer vijuan edhe gjatë drejtimit të pankinës nga Pioli, ndaj dhe Zhang në fillim të majit bënë një zgjedhje të dhimbshme por të domosdoshme, duke shkarkuar ish-trajnerin e Parmës. Në këtë kohë u zyrtarizua Sabatini, drejtuesi i parë i përzgjedhur nga kinezët.
Tashmë mbetet për t’u kuptuar sesi do të pasohet linja e komandës, që aktualisht ka shumë burokracira mes aspektit sportiv dhe pronarëve. Lëvizja e fundit ishte ajo për Lele Orialin, aktualisht menaxher i Italisë, i cili sezonin e ri mund të rikthehej te zikaltrit, por që gjithçka ka rënë në heshtje. Oriali do të jetë kreu i delegacionit të Italisë U21 në Europian. Ndoshta mund të rikthehet tek Interi në korrik, por mund të qëndrojë sërish te kombëtarja, ose të bashkohet me Conten te Chelsea.

Të tjera
-
‘’Janë publike bisedat me njerëz që kanë kryer krime’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar ...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Më pas dita do të vijojë me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ...
-
Kallas çon mesazh për dialogun Kosovë – Serbi pas aterimit në Beograd
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Si...
-
“S’kemi votë për Haxhiun”, Kadriaj: Pa hezitim votojmë Selimin ose Bogujevcin, për kandidatë tjerë do të diskutojmë
Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, në RTV21 tha se, pas konstituimit të Kuvend...
-
Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka komentuar një nga momentet më ...
-
Shala i bindur: Me PDK-në, VV-ja dëmtohet!
Komentatori politik, Mentor Shala ka thënë se një koalicion me Partinë Demokr...
-
Bidenit i kanë mbetur 12 deri në 18 muaj jetë, thotë ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë
Një deklaratë e rrallë dhe shqetësuese vjen nga Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku ...
-
Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza
Ushtria izraelite ka thënë se 100 kamionë që transportonin miell, ushqim për ...
-
Mustafa: LDK nuk do të hyjë në koalicion me Vetëvendosjen në këto rrethana
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, në emisionin “Clic...
-
Netanyahu thotë se lufta do të vazhdojë derisa të gjitha pjesët e Gazës të jenë nën kontrollin e Izraelit
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se “në fund” Rripi i Gazës – ...
-
E domosdoshme ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të FSK-së
Ngritja e Akademisë së Forcave Ajrore të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ...
-
Pasi Trepça u shpall kampion, ndodhi edhe takimi i shumëpritur: Kurti e Hamza shihen duke biseduar
Trepça është shpallur kampione e Kosovës në basketboll pas triumfit në “Minat...