Inter sqaron situatën me Eriksen dhe pret dëmshpërblim nga UEFA
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 29 October 2021
Christian Eriksen vijon të qëndrojë larg fushave të lojës, që prej atakut kardiak që pësoi në ndeshjen Danimarkë-Finlandë në Euro 2020, ndërsa së fundi është bërë edhe objekt bisede në Asamblenë e Aksionarëve të klubit të Interit.
Drejtuesit zikaltër kanë vënë në dijeni aksionarët se pesha në bilanc e fantazistit danez është pak më tepër se 18 milionë euro dhe se presin që të marrin një dëmshpërblim nga UEFA, pasi lojtari u ndal pikërisht në një aktivitet të organizuar nga qeveria europiane e futbollit.
“Duke iu referuar Christian Eriksen, pesha e tij në bilanc ishte 18.3 milionë euro në qershor të këtij viti, ndërsa aktualisht futbollisti është ndalur për probleme shëndetësore që dolën në pah në Euro 2020. Aktualisht autoritetet mjekësore italiane nuk japin aprovimin që ai të luajë me ne këtë sezon, për shkak të rrethanave shëndetësore, por në kampionate të tjera, është e mundur që ai t’u nënshtrohet testeve dhe të luajë. Që grupi të procedojë me shitjen e lojtarit në një kampionat tjetër, është e vështirë të arrihet vlera e tij në bilanc, prej 18.3 milionë eurosh, për shkak të rrethanave, që stepin klubet e tjera të paguajnë një shifër të atillë. Megjithatë për një vlerësim të kësaj situate ka ende paqartësi dhe në të ardhmen do të kryhen të tjera ekzaminime mjekësore, për të vendosur më pas mbi mënyrën e procedimit”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për Eriksen.
Thënë ndryshe, në kampin zikaltër shpresojnë ende që Eriksen të mund të bëjë pa defibrilatorin artificial që ka vendosur, në mënyrë që të mund të rikthehet të luajë në Serinë A, pasi vetëm kështu mund t’ia rritin sërish vlerën dhe të mos regjistrojnë humbje në bilanc.
Nëse futbollisti nuk ia del, atëherë te Interi do të marrin në konsideratë shitjen e tij në një tjetër kampionat, ku mund të luajë edhe me defibrilatorin artificial, në mënyrë që të lirohet nga paga e tij e majme.
Të tjera
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...