Sport

Inter Miami, tjetër dështim pa Messin në fushë

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 04 Prill 2024

Pa mbështetjen e Lionel Messit në fushë (ishte në tribunë), Inter Miami humbi me përmbysje 1-2 në shtëpi përballë skuadrës meksikane Monterrey në ndeshjen e parë të çerekfinales së Championsit të Concacaf-it.

Skuadra nga Florida e nisi më mirë dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 18-të me Avilés pas një goditjeje nga këndi.

Monterrey barazoi në minutën e 69-të, po ashtu në zhvillimet e një këndoreje kur Inter Miami po luante me 10 lojtarë, pasi Ruiz la fushën i ndëshkuar me dy kartonë të verdhë brenda pesë minutash.

-Advertisement-

Goditja e fundit e skuadrës meksikane erdhi në minutën e 89-të me Rodriguez, që shënoi nga jashtë zonës.

Që nga korriku, Inter Miami ka fituar vetëm dy nga 12 ndeshjet që ka luajtur pa Messin në fushë.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy