Sport

Inter Miami kërkon të bëjë bashkë Iniestën me Messin e Busquets

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 05 July 2023

Messi, Busquets dhe… Andres Iniesta. Klubi nga Florida kërkojnë të bëjmë bashkë disa nga “yjet” e futbollit që bënë epokë te Barcelona.

Don Andres, tashmë 39 vjeç, sapo ka mbyllur një përvojë 5-vjeçare te Visse Kobe, në Japoni, por nuk ka ndërmend të thotë lamtumirë.

Sipas RAC1, mesfushori spanjoll ka marrë një ofertë për t’iu bashkuar miqve të vjetër tek Inter Miami.

-Advertisement-

Në fakt, e vërteta është se Iniesta ka oferta të shumta, nga Arabia dhe Argjentina, por mundësia për të luajtur sërish në një skuadër me Messin dhe Busquets është joshëse për të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera