Sport

Inter me komunikatë për lëndimin e Icardit

Autori: Gazeta inFokus 16:12 | 07 November 2017

Argjentina nuk e ftoi Mauro Icardin për ndeshjet miqësore ndaj Rusisë dhe Nigerisë, por testet e kryera nga Inter sot tregojnë se sulmuesi nuk ka pësuar ndonjë dëmtim të rëndë.

Mauro Icardi e ka shmangur lëndimin e rëndë pasi mori një goditje në gju gjatë barazimit 1-1 të Interit me Torinon të dielën, ka njoftuar Interi në një komunikatë për media, transmeton Express.

24-vjeçari kreu teste mjekësore sot dhe rezultatet pozitive tregojnë se ai nuk do të mungojë në asnjë ndeshje për klubin.

-Advertisement-

“Para se të rikthehet te skuadra e Luciano Spallettit, Icardi do t’iu nënshtrohet katër apo pesë ditëve fizioterapi dhe një programit stërvitor individual”, ka thënë ai.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy