Sport

Inter hyn në garë për mesfushorin e Manchester Unitedit

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 17 December 2019

Skuadra e Interit është duke kërkuar të përforcojë repartin e mesfushës, ku Conte ka bërë të ditur synimet e tij.

Inter janë të gatshëm të bëjnë një ofertë për mesfushorin serb, Nemanja Matic, për tu transferuar gjate afatit kalimtar të janarit, transmeton KosovaPress.

Conte dëshiron ta sjellë 31-vjeçarin në San Siro, ani pse mesfushori serb është duke vuajtur nga një dëmtim i lehtë, mirëpo shumë shpejt pritet të rikthehet në fushën e gjelbër.

-Advertisement-

Matic do të ribashkohej me ish-shokët e skuadrës, Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez, të cilët u transferuan në Serie A gjatë verës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera