Sport

Inter fiton pas nëntë ndeshjeve në Serie A

Autori: Gazeta inFokus 17:13 | 11 February 2018

Skuadra e Interit ka shënuar fitoren e parë në nëntë ndeshjet e fundit të Serie A, duke mposhtur në shtëpi Bolognan me rezultat 2:1.

Më në fund ka ardhur fitorja e parë pas nëntë ndeshjeve në Serie A për Interin, duke fituar ndaj Bolognas në San Siro.

Skuadra e Spallettit ka arritur që përkohësisht të kalojë krizën e ndeshjeve të fundit, fal dy golave të shënuar nga Eder dhe Karamoh.

Golin e vetë për mysafirët e shënoi ish-sulmuesi i kësaj skuadre, Rodrigo Palacio. Mysafirët ndeshjen e mbyllën më 9 lojtarë, sepse me karton të kuq u ndëshkuan Mbaye dhe Masina.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Inter ndritët në vendin e tretë më 48 pikë, dy më shumë se sa Lazio në vendin e katërt dhe 15 më pak se sa Napoli në vendin e parë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera