Inteligjenca artificiale kërcënon miliona vende pune në Korenë Jugore

Autori: Gazeta inFokus
10:01 | 16 November 2023
Gati katër milionë vende pune në Korenë e Jugut janë në rrezik që të zëvendësohen prej inteligjencës artificiale në dy dekadat e ardhshme, ka deklaruar Banka Qendrore e këtij shteti, në një studim të publikuar të ditën e sotme.
Avancimi i shpejtë i inteligjencës artificiale ka nxitur shqetësim global për humbje të vendeve të punës, rritje të sulmeve kibernetike dhe humbje të kontrollit të sistemeve ndonëse ato janë dizajnuar nga dora e njeriut. Studimi i ri nga Banka e Koresë, tregon se 3.9 milionë vende pune në Korenë e Jugut janë në rrezik që të zëvendësohen, përfshirë ato të mjekëve, avokatëve, kontabilistëve dhe kimistëve.
“Punëtorët me paga të larta dhe edukim akademik i ekspozohen më së shumti inteligjencës artificiale dhe kanë rrezik më të madh që të zëvendësohen”, është thënë në studim.
Sipas studimit, arsyeja mbrapa këtij argumenti është se inteligjenca artificiale mund t’i përfundojë shpejt detyrat analitike dhe ato kognitive. Punët që më së paku kanë rrezik nga ky avancim i teknologjisë janë ato në fushat e fesë, të shërbimeve të ushqimit dhe ligjërimit, sipas studimit. Megjithatë, Banka e Koresë ka tërhequr vërejtje që ndonëse inteligjenca artificiale rrezikon punët aktuale, ajo edhe krijon mundësi të reja për punësim, përfshirë ato në fushën e inxhinierisë për zhvillim dhe mirëmbajtje të sistemeve. /REL

Të tjera
-
Tony Hall për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: Padrejtësi
Ish-kongresisti amerikan, Tony Hall, në një intervistë ekskluzive për “Info M...
-
Rutte përballet me testin e parë të madh në NATO
Kanë filluar përgatitjet për atë që mund të jetë samiti më i ndërlikuar i NAT...
-
Vetaksident në Podujevë, nuk dihet nëse ka të lënduar
Një veturë nën rrethana ende të pasqaruara ka pësuar vetaksident sot në Poduj...
-
Maliqi ka një propozim për Vjosa Osmanin se si do të veprohet për zhbllokim të Kuvendit
Filozofi dhe publicisti Shkëlzen Maliqi në leximin e tij të rolit kushtetues ...
-
Mungesa e autobusëve urban në Prishtinë, ankohen qytetarët
Përveç komunikacionit të ngarkuar, qytetarët e Prishtinës po përballen me sfi...
-
Tragjedi në alpet zvicerane, gjenden trupat e pesë skiatorëve mbi Zermatt
Një helikopter i kompanisë Air Zermatt transportoi ekipin e shpëtimit në vend...
-
Fatmir Limaj: Me inate, me ego s’ndërtohet shteti, lidership është kur e gjen zgjidhjen
Fatmir Limaj sot u rizgjodh edhe për katër vjet kryetar i Nisma Socialdemokra...
-
Plakja e popullsisë me ritme të shpejta në Shqipëri, por mjekët specialistë mungojnë
Teksa Shqipëria po plaket me ritme të shpejta, në vendin tonë mungon mjeku sp...
-
Rama ndan pamje të bukura nga Ura e Kukësit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Ura...
-
Humb jetën shqiptari në Itali, u përplas me veturë ndërsa po e ndiqte policia
Një 38-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident teksa po tentonte ti a...
-
Dështimi i 21-të për konstituim Kuvendi e mërzit edhe Bleron, ky është reagimi i tij
Edhe sot ka dështuar përpjekja e 21-të e konstituimit të Kuvendit të Kosovës....
-
Dyshohet për mjet shpërthyes te ordinanca e gjinekologut Afrim Veliu që u sulmua brutalisht para disa ditësh
Për një mjet shpërthyes po dyshohet tek ordinanca e gjinekologut Afrim Veliu ...