Institucionet të jenë më aktive në aspektin e sigurisë kibernetike
Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 12 January 2018
Siguria kibernetike në Kosovë është fushë relativisht e re e cila duhet të gjejë trajtim të shtuar gjatë periudhës në vijim, veçanërisht në aspekt të informimit të bizneseve për rëndësinë që të investojnë në këtë fushë gjatë afarizmit të tyre.
Kjo u tha sot në tryezën e mbajtur nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila u organizua në kuadër të projektit për themelimin e njohurive mbi Bashkimin Evropian të mbështetur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS).
Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Amerikane theksoi se rritja e ekonomisë digjitale në vend përpos të mirave të shumta që i sjell vendit në zhvillimit ekonomik, me veti sjell edhe një sërë rreziqesh në aspekt të sulmeve kibernetike, qoftë kjo në nivel shtetëror apo edhe tek bizneset, prandaj, është me rëndësi që të shtohen investimet dhe t’i kushtohet rëndësi më e veçantë sigurisë kibernetike.
Ai shtoi se Oda Amerikane do të vazhdojë të trajtojë tema të tilla gjatë periudhës në vijim edhe me qëllim që bizneset të informohen dhe vetëdijesohen për rëndësinë që investimi në sistemet e sigurisë kibernetike ka për zhvillimin afatgjatë të ndërmarrjeve.
Abduselami Shkodra, zëvendësministër i Punëve të Brendshme, sqaroi se krimi kibernetik paraqet një nga format më të shpeshta të krimit dhe me rritjen më të shpejtë në nivel global, dhe Kosova nuk përjashtohet nga kjo dukuri.
Megjithatë, ai theksoi se në nivel shtetëror Kosova qëndron relativisht mirë në këtë fushë sidomos në krahasim me vendet rajonale. Zëvendës Ministri sqaroi se legjislacioni i Kosovës në këtë fushë është mjaft i gjerë, mirëpo ende po punohet në përmirësimin e mëtejmë të tij, veçanërisht marrë parasysh edhe obligimet e dala nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit.
Nga ana tjetër, Agim Bekaj, përfaqësues i Microsoft për Kosovë, tha se Kosova është një ndër vendet më të zhvilluara në Evropë në aspekt të shkallës së penetrimit të internetit.
“Përderisa kjo ka efekte shumë pozitive në shoqëri, në anën tjetër kjo edhe e shton rrezikun që individët, bizneset por edhe institucionet shtetërore të jenë më të cenueshme nga krimet kibernetike”, tha ai.
Ai theksoi se investimi në parandalim të krimeve kibernetike është shumë më i arsyeshëm dhe më pak i kushtueshëm se investimi në rikuperimin e dëmeve të shkaktuara pasi ai krim të ketë ndodhur.
Arben Ymeraga, partner menaxhues në Melita & Partners, fokusoi diskutimin e tij edhe në nevojën që kompanitë t’i kushtojnë rëndësi sigurisë kibernetike edhe në aspekt të rreziqeve të brendshme që mund t’i ketë një kompani.
Ai sqaroi nevojën që kompanitë të vendosin procedura dhe sisteme për të siguruar integritetin e të dhënave dhe pasurive të paprekshme të organizatës.
Po ashtu, Ymeraga diskutoi edhe mbi rëndësinë që bizneset të përdorin softuerë dhe pajisje të licencuara gjatë veprimtarisë së tyre, si masë për të rritur sigurinë nga sulmet e mundshme kibernetike.
Sipas një komunikate të Odës, pjesëmarrësit në tryezë patën rastin të shpalosin përvojat dhe njohuritë e tyre mbi këtë fushë, duke u dakorduar se përkundër progresit të shënuar në aspekte të caktuara, ende ka hapësirë për përmirësime të mëtejme.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...