Institucionet pushojnë për Ditë të Evropës, jo edhe ambasadat e shteteve evropiane
Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 09 May 2017
Dita e Evropës në Kosovë është festë zyrtare. Përveç në Kosovë, 9 Maji në asnjë shtet të Evropës nuk është ditë pushimi.
Dita e Evropës është futur në kalendarin e festave shtetërore krahas festave tjera të shtetit të Kosovës.
Në tërë Kosovën sot do të mbahen një varg aktivitetesh, ndërsa shkollat dhe institucionet publike janë në pushim.
Madje edhe institucionet shkollore private sot e kanë pushim.
Por, ditë pushimi nuk është për ambasadat e shteteve të Evropës që janë në Prishtinë.
Njëra ndër to është edhe ambasada e Zvicrës, e cila sot është duke punuar normalisht.
Para ndërtesës ku gjendet kjo ambasadë që gjendet në rrugën “Adrian Krasniqi” shumë qytetarë të Kosovës edhe sot po qëndrojnë në rend për të hyrë për të aplikuar për viza.
Kjo pamje është çdo ditë para kësaj ambasade dhe ambasadave tjera në Kosovë.
Kosova ka mbetur vendimi i vetëm në Evropë që nuk gëzon të drejtën e lëvizjes së lirë.
Dita e Evropës e gjen Kosovën në krizë politike në përpjekje të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi nga koalicioni qeverisës në vend. Kjo marrëveshje është kusht për Kosovën nga Bashkimi Evropian për të marrë liberalizimin e vizave.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...