Lajme

Institucionet dhe qytetarët ftohen të marrin pjesë në Paradën e Krenarisë

Autori: Gazeta inFokus 12:00 | 04 October 2018

Me 10 tetor, në Prishtinë, nga komuniteti LGBTI dhe përkrahësit do të organizohet Parada e Krenarisë në Kosovë. Paradës do t’i paraprijnë aktivitete të Javës së Krenarisë që do të zhvillohen mes datave 5 e 9 tetor.

Organizatorët Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Liri dhe Barazi (CEL), përmes një kumtese për media kanë ftuar institucionet, përfaqësuesit e shoqërisë civile, aktivistët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkëngjiten në Paradën e Krenarisë”, në mënyrë që kjo paradë të shërbejë që shoqëria jonë të jetë më tolerante, pranuese, të çmojë diversitetin në mënyrë që çdo person të ndjehet ie lirë pavarësisht racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, gjuhës, fesë ose të tjera.

Parada e Krenarisë do të fillojë në ora 11:30 në sheshin “Skënderbeu” dhe do të përfundojë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Motoja e Javës së Krenarisë për këtë vit është: “Në emër të Lirisë “.

-Advertisement-

Moto “Në emër të Lirisë” kërkon liri të shprehjes, liri të të qenurit te sigurtë, për liri të ndryshme të identitetit dhe seksualitetit, për jo-diskriminim dhe liri në konfidencialitet. Java e Krenarise ka për qëllim të ngris vetëdijen, të fuqizojë personat LGBTI dhe të rris vizibilitetin në shoqërinë kosovare për orientimet e ndryshme seksuale dhe identitetet gjinore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera