Lifestyle

Instagrami shkatërron martesën. Studiuesit: Lind fenomeni i ri i quajtur “mikro tradhti”

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 17 January 2018

Ju mund ta shihni si një veprim të pafajshëm, por dhënia like apo siç përkthehet ne shqip pëlqim postimit të dikujt tjetër në instagram mund të arrije deri aty sa tju shkatërroje martesën.

Psikologet nga Universiteti i Uellsit të Jugut kane vërejtur se një fenomen i ri i quajtur “mikro tradhti” po shkakton shumë zënka tek çiftet që në disa raste përfundojnë deri në divorce.
Termin mikro tradhti psikologet e lidhin me veprimet në rrjetet sociale si dhënia like, komentimi dhe dërgimi i emoji personave të seksit të kundër, të cilat bëhen shkaktar që shumë çifte të zihen. Këto veprime konsiderohen si shenja jo besnikërie pasi për 78% të personave rrjetet sociale janë bërë të rëndësishme për jetën në çift pasi shumë marrëdhënie kanë lindur dhe janë zhvendosur atje.

“Çiftet tashmë jetojnë për të tjerët, ata postojnë foto dhe ju shprehin dashurin njëri tjetrit veç në rrjetet sociale ndërsa në jetën reale marrëdhënia e tyre është tepër e zymtë dhe ky është një fenomen që po sjell ndarjen e shumë çifteve, ” deklarojnë të shqetësuar psikologët.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera