Inspektorati identifikon katër institucione shëndetësore të palicencuara

Autori: Gazeta inFokus
18:20 | 04 September 2023
Katër institucione shëndetësore private, ka identifikuar Inspektorati i Shëndetësisë, mbi dyshimin e bazuar për veprimtari të paligjshme.
Të katër institucionet sipas njoftimit të lëshuar, në komunat Prishtinë, Pejë, Ferizaj, Fushë Kosovë, ishin të palicencuara.
Lidhur me këtë, Inspektorati i Shëndetësisë, thotë se sipas autorizimeve ligjore, kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ndaj këtyre subjekteve që kanë kryer shkelje ligjore duke e cenuar rëndë shëndetin publik.
Me këtë rast, Inspektorati Shëndetësor bën të ditur se së shpejti do të shtohen edhe kapacitetet inspektuese pas përfundimit të procedurave rekrutuese të 25 inspektorëve të rinj shëndetësor.
Ndaj me pranimin e të cilëve numri i inspektorëve shëndetësorë do të shkojë në 37 nga 12 sa janë tani.
”Me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik, ofrimit të shërbimeve shëndetësore cilësore dhe zbatimit të ligjit, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë dhe të sinjalizojnë kur hasin në veprimtari të dyshimta të institucioneve shëndetësore.
Në dispozicion janë numrat kontaktues:
Inspektorati Shëndetësor: 03820024154
Linja e ankesave: 080017777”, specifikohet tutje në kumtesën e lëshuar, transmeton klankosova.tv.

Të tjera
-
Izraeli do të përgjigjet “me forcë” kundër Iranit
Ministri izrelit i Mbrojtjes, Israel Katz tha të martën se ka urdhëruar ushtr...
-
Përmbyllet afati – Vetëm dy kolaicione për zgjedhje lokale, 5 parti njoftuan mospjesëmarrjen në zgjedhje
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të hënën në mesnatë është përmb...
-
Prishet armëpushimi? Irani lëshon raketa drejt Izraelit
Pavarësisht armëpushimit, ushtria izraelite thotë se ka identifikuar raketa t...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Vuçiqi ndalon eksportin e armëve, thotë se ‘qortimet‘ nga Rusia nuk janë arsyeja
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka d...
-
Vetëdorëzohet i dyshuari për tentim vra*sje në Viti që ndodhi në muajin pril
Personi i dyshuar për një rast të tentim vrasjes që ndodhi më 14 prill në kom...
-
Shkelën rregullat e qëndrimit, disa kosovarë ndalohen në aeroport në Gjermani
Të dielën (22 qershor 2025) policia kufitare në Aeroportin e Memmingenit të G...
-
AAK fajëson Vetëvendosjen për humbjen e fondeve: Ngërçi ka emrin e VV-së
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka reaguar ndaj...
-
Shtëpia e Bardhë pas vendimit për armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit: Besoni në Trumpin
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një fotografi të presidentit Donald Trump pas l...
-
Vdes burri i cili dyshohet se u rrëzua në vendin e punës në Suharekë
Një burrë nga Suhareka ka ndërruar jetë të hënën në Qendrën Klinike Universit...
-
Izraeli rihap hapësirën ajrore
Izraeli ka rihapur hapësirën ajrore, tha të martën Autoriteti i Aeroporteve t...
-
Armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit- Bie çmimi i naftës
Çmimet e naftës arritën nivelin më të ulët në dy javët e fundit të martën (so...