Lajme

Inspektorati i Shqipërisë këshillon kosovarët, pjesë e marrëveshjes ndërmjet dy Qeverive

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 28 October 2021

Një delegacion i Inspektorëve Shëndetësor nga Shqipëria, ka zhvilluar takim në Ministrinë e Shëndetësisë, me ç’rast u pritën nga zëvendësministri, Arsim Berisha.

Ky delegacion do të qëndrojë për dy ditë në Kosovë, teksa do të zhvillojnë një varg takimesh.

Vjollca Brahu, kryeinspektore nga Shqipëria tha se qëllim kanë që të bartin të gjitha përvojat e tyre te kosovarët.

-Advertisement-

Sipas saj, kjo vizitë është në kuadër të bashkëpunimit që kanë pasur të dy Qeveritë.

“Kjo vizitë është në kuadër të bashkëpunimit që kemi pasur ndërmjet dy qeverive. Sot jemi në këmbim të eksperiencave që kemi në fushën e inspektimit, duke këmbyer të gjitha mendimet tona dhe përvojat tona t’i japim për Inspektoratin e Kosovës”.

“Për këto dy ditë do të inspektojmë edhe pikat e vaksinimit dhe njëkohësisht për shërbimin që merret nga qytetarët”, tha ajo.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, tha se përvoja që kolegët nga Shqipëria do ta sjellin për Inspektoratin e Kosovës, do të jetë ndihmës për ta. Tutje, ai shtoi se ky bashkëpunim do të bëhet edhe në fushat tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera