Lajme

Inspektohen furrat që përgatisin kifle për nxënësit

Autori: Gazeta inFokus 09:49 | 09 October 2018

Të shpeshta janë rastet kur raportohet për ushqim jokualitativ në shkollat publike të Kosovës.

E duket që këto reagime i kanë nxitur inspektorët e e Komunës së Malishevës të bëjë kontrolle në furrat që furnizojnë shkollat me kifle, shkruan gazeta inFokus.

Mëngjesin e së martës drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati bashkë me ekipin e tij kanë inspektuar furrën e bukës “MELI-ek”

-Advertisement-

Kastrati ka thënë se në këtë furrë pastria është në nivelin e duhur.

“Kjo furrë bën furnizimin e shkollave me kifle, për nxënësit nga klasat parafillor, deri në klasat e pesta, andaj këtë furrë, sikur edhe furrat tjera, ne e mbikëqyrim në vazhdimësi. Gjatë inspektimit, inspektorët komunal, kanë konstatuar se pastërtia është në nivelin e duhur, e po ashtu edhe cilësia e prodhimeve”,ka thënë Kastrati.

Veç kësaj inspektorët kanë vizituar edhe shkollat fillorë në komunën e Malishevës për të parë nëse nxënesit janë të kënaqur me kiflet që ju shërbehen./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera