Sport

Insigne mbron trajnerin dhe lojtarët e Italisë

Autori: Gazeta inFokus 17:54 | 15 November 2017

Ylli i Napolit, Lorenzo Insigne është munduar të shuajë polemikat mbi lënien jashtë të tij në ndeshjen ndaj Suedisë, ku Italia mbeti jashtë Botërorit.

Lorenzo Insigne insiston se respekton dhe pranon zgjedhjet e çdo trajneri, ashtu siç pranoi edhe atë të Venturës, mbrëmjen e të hënës.

“Unë isha stërvitur mirë dhe isha në dispozicion të trajnerit, ashtu siç ishin të gjithë të tjerët. Ventura i besoi disa zgjedhjeve të tjera dhe unë pranova dhe respektova zgjedhjet e tij, ashtu siç kam bërë gjithmonë”, tha napolitani.

-Advertisement-

Ai më pas i kërkoi ndjesë edhe publikut italian, për mungesën e kualifikimit, teksa theksoi se të gjitha ata që luajtën, dhanë maksimumin në fushë.

“Dua t’i kërkoj falje të gjithë publikut italian, që i lamë jashtë botërorit, pas 60 vitesh. Nuk ka polemika mbi aktivizimin tim, sepse të gjitha ata që luajtën dhanë maksimumin dhe për këtë ju siguroj”, u shpreh Lorenzo Insigne.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera